Rama: Ta kthejmë UBT në universitet rajonal, partneriteti me BOKU-n rriti me 20% numrin e studentëve

Kryeministri Rama ishte i pranishëm sot në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, ku ekspertë vendas dhe të huaj ndanë dijen, inovacionin dhe vizionin e përbashkët për një bujqësi që respekton natyrën dhe fuqizon ekonominë rurale.


Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se Universiteti Bujqësor i Tiranës është kthyer në pararojë të transformimit dhe ambicies për Shqipërinë e së nesërmes, ndërsa sipas tij, synohet shndërrimi i tij në një universitet rajonal.

Kryeministri Rama ishte i pranishëm sot në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, ku ekspertë vendas dhe të huaj ndanë dijen, inovacionin dhe vizionin e përbashkët për një bujqësi që respekton natyrën dhe fuqizon ekonominë rurale.

Në fjalën e tij, Rama u ndal te partneriteti i UBT-së me Universitetin BOKU të Vjenës, ndërsa shprehu besimin se “ky hap është garanci për një rrugë që do të shtrohet me kontributin e të gjithëve dhe do të çojë në ditën e njehsimit të plotë të diplomave mes UBT-së dhe universitetit BOKU të Vjenës”.

Rama kujtoi gjendjen në të cilën ndodhej UBT, para vendosjes së këtij bashkëpunimi, kur për shkak të rënies së numrit të studentëve u kërkua ulja e mëtejshme e mesatares së pranimit.

“Faktikisht nëse do të ndodhte kjo do të shkonim në një drejtim që do të kompromentonte totalisht cilësinë e burimeve njerëzore në dispozicion të zhvillimit të vendit në një sektor jetik si bujqësia dhe në një fushë kaq komplekse sa zhvillimi rural.

Në një moment të tillë, Rama kujtoi se ka kërkuar që t’i jepet universitetit marka e ekselencës dhe të bëhet tërheqës duke i frymëzuar të rinjtë, moment që sipas tij përbën edhe fillesat e partneritetit me Universitetin Boku të Vjenës.

UBT, sipas tij, “jetonte në një proces rrënimi të vazhdueshëm si rezultat i kthimit të kurrizit ndaj temave që ky universitet mbulon”.

Rama tha se UBT ishte atëherë i sulmuar dhe i kapur për fyti nga një rrjet i tërë metastazash brenda kancerit të ndërtimtarisë pa leje, ndërsa sot është kthyer në pararojë të transformimit”.

Bashkëpunimi me Universitetin BOKU të Vjenës, sipas tij, ka sjellë një situatë optimizmi që sot rezulton me 20% studentë më shumë në UBT.

“Ky universitet ka çelur një perspektivë të re për vajzat edhe djemtë dhe ka krijuar premisat për ta parë të nesërmen në këtë fushë, pavarësisht zhvillimeve teknologjike dhe profesioneve deri sot të lakmuara. Faktikisht kjo do të jetë gjithnjë e më shumë një fushë jetike dhe vlerësimi për njerëzit që punojnë aty do të vijë vetëm duke u rritur edhe në aspektin financiar”, siguroi Rama.

Ndryshimet klimatike dhe nevoja për të administruar në mënyrë inteligjente burimet natyrore, sipas Ramës, po bëhen gjithmonë e më të mprehta dhe sfiduese.

“Çështja e sovranitetit ushqimor dhe garantimit ë ushqimit pikërisht në kushtet e këtyre ndryshimeve po marrim përmasa gjithnjë e më katastrofike. Këto të gjitha janë pjesë e një tematike të gjerë që i bën njerëzit e specializuar të kësaj fushe asete shumë të vyera”, tha Rama.

Ndaj sipas tij, reforma e UBT-së hap një dritare për të gjithë botën tonë universitare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…