Hodaj: Inspektor përgjegjës për lëshimin e lejeve të ndërtimit në territor

Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj, tha se ndryshimet që sjell Akti Normativ për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme, përmes 10 neneve, kanë për qëllim rritjen e eficiencës dhe përgjegjshmërisë në inspektimin e territorit.


Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj, tha se ndryshimet që sjell Akti Normativ për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme, përmes 10 neneve, kanë për qëllim rritjen e eficiencës dhe përgjegjshmërisë në inspektimin e territorit.

Gjatë diskutimit të këtij akti në Komisionin e Kuvendit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, Hodajt theksoi se akti ka tre objektiva kryesore: përmirësimin e planifikimit dhe monitorimit të territorit, rritjen e transparencës në vendimmarrjet administrative, dhe forcimin e përgjegjësisë së punonjësve të institucioneve që merren me këtë fushë.

“Ndryshimet parashikojnë përfshirjen më të gjerë të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, e cila do të veprojë si sekretariat teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, duke marrë pjesë në monitorimet e IKMT-së dhe duke pasur mundësinë të sanksionojë shkeljet me gjoba dhe masa të tjera”, theksoi ai.

Po ashtu, vijoi Hodaj, një risi e rëndësishme është përcaktimi i një inspektori përgjegjës për lëshimin e lejeve të ndërtimit në territor. Gjithashtu parashikohet që afatet për dhënin e vendimeve për lejet e ndërtimit të mos jenë më shumë se 10 ditë dhe kjo nuk e përjashton marrjen e vendimit të menjëhershëm për ndërtimet në rastet e flagrancës.

Ai tha se risi tjetër është rimodelimi i paralajmërimit për shkeljet e kundërligjshme dhe parashikimi i largimit të menjëhershëm nga puna për punonjësit që kryejnë verifikime të kundërligjshme, i shoqëruar me kallëzim penal.

Zëvendësministri Hodaj theksoi se këto ndryshime synojnë të sigurojnë një bashkëpunim më të ngushtë institucional dhe një inspektim më të efektshëm të territorit, duke mbrojtur qytetarët dhe mjedisin urban.

Ai theksoi se qëllimi është të forcohet kontrolli administrativ dhe institucional për mbrojtjen e territorit; të parandalohen ndërtimet e paligjshme; të bashkërendohen punët me institucionet vendore dhe qendrore dhe rritje e përgjegjshmërisë së trupave inspektuese në fushën e mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme.

Deputeti i opozitës, Xhelal Mziu, e cilësoi aktin si të paprecedent, duke argumentuar se ai centralizon kompetencat pa ndryshuar thelbësisht sistemin ekzistues dhe cenon autonominë e pushtetit vendor. Ai theksoi se qeveria tashmë ka kryer reformën për decentralizimin në vitin 2014 dhe çdo bashki ka planin rregullues përkatës, ndërsa ngritja e një inspektori të ri sipas aktit bie mbi kompetencat e IMT-së, IKMT-së dhe policisë së shtetit.

Mziu kujtoi gjithashtu nismat e qeverisë, si blerja e dy sateliteve me afat 3-vjeçar, të kushtueshme me 6.2 milion euro për monitorimin e ndërtimeve pa leje, si dhe përdorimi i dronëve Bajraktar, duke pyetur se cili ka qenë produkti konkret i këtyre mjeteve dhe pse po krijohet një institucion i tretë mbi inspektoriate të tjera.

Nga ana e tij, zëvendësministri Hodaj shpjegoi se akti forcon inspektimin në territor dhe nuk krijon mbivendosje kompetencash. Ai theksoi se Agjencia e re ka rol vetëm bashkërendues dhe koordinues mes institucioneve inspektuese, ndërsa masat synojnë mbrojtjen e territorit në funksion të qytetarëve, duke përfshirë edhe nevojën për të reaguar ndaj ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike.

Hodaj premtoi se informacionet e detajuara mbi satelitët dhe efektivitetin e tyre do të jepen në vijim, duke qartësuar që çdo masë synon transparencë dhe koordinim institucional, jo cenim të autonomisë vendore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Procesi të sjellë drejtësi historike, jo padrejtësi

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Procesi të sjellë drejtësi historike, jo padrejtësi

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në…