Xi Jinping-u merr pjesë në Takimin e 32-të Ekonomik të Liderëve të APEC-ut dhe mban një fjalim të rëndësishëm

U mbajt në Qendrën e Konferencave “Hyeok” në Gyeongju të Koresë së Jugut faza e parë e Takimit të 32-të Ekonomik të Liderëve të APEC-ut. Presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë në këtë takim dhe mbajti fjalimin me titull “Ndërtimi i një ekonomie gjithëpërfshirëse dhe të hapur të Azi-Paqësorit”.


Të premten paradite u mbajt në Qendrën e Konferencave “Hyeok” në Gyeongju të Koresë së Jugut faza e parë e Takimit të 32-të Ekonomik të Liderëve të APEC-ut. Presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë në këtë takim dhe mbajti fjalimin me titull “Ndërtimi i një ekonomie gjithëpërfshirëse dhe të hapur të Azi-Paqësorit”.

Me të mbërritur në vendin e takimit, Xi Jinping-u u prit ngrohtësisht nga presidenti i Koresë së Jugut Lee Jae-myung.


Presidenti kinez Xi Jinping në fazën e parë të Takimit të 32-të Ekonomik të Liderëve të APEC-ut/Foto nga Xinhua

Në fjalimin e mbajtur në takim, kreu i shtetit i Kinës vuri në dukje që, për më shumë se 30 vjet që nga themelimi i tij, APEC-u e ka udhëhequr rajonin e Azi-Paqësorit në pararojë të zhvillimit të hapur global, që nga hartimi i planit për Zonën e Tregtisë së Lirë të Azi-Paqësorit deri te promovimi i ndërtimit të Bashkësisë së Azi-Paqësorit, duke e ndihmuar Azi-Paqësorin të bëhet rajoni më dinamik në ekonominë botërore. Aktualisht, tha Xi, bota po përjeton një transformim që ndodh një herë në një shekull me një ritëm të përshpejtuar, situata ndërkombëtare po bëhet më e trazuar e më komplekse dhe zhvillimi i rajonit të Azi-Paqësorit po përballet me faktorë më të shumtë paqëndrueshmërie e pasigurie. “Sa më të trazuara të jenë kohërat, aq më shumë duhet të qëndrojmë së bashku. Duhet t’i qëndrojmë me këmbëngulje misionit fillestar të APEC-ut për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të përmirësuar mirëqenien e njerëzve, për të mbështetur parimin e ndarjes së mundësive dhe për të arritur përfitimet e përbashkëta nëpërmjet zhvillimit të hapur, për të çuar përpara globalizimin ekonomik gjithëpërfshirës dhe për të ndërtuar një Bashkësi të Azi-Paqësorit,” u shpreh ai.

Për këtë, Xi Jinping-u paraqiti pesë propozime:

Së pari, duhet mbështetur bashkërisht sistemi tregtar shumëpalësh. Duhet të zbatohet multilateralizmi i vërtetë, të ruhet drejtimi i duhur i reformës së Organizatës Botërore të Tregtisë, të mbështeten parimet themelore të trajtimit të kombit më të favorizuar dhe mosdiskriminimit, të nxitet modernizimi i rregullave ekonomiko-tregtare ndërkombëtare, si edhe të mbrohen më mirë të drejtat dhe interesat e ligjshme të vendeve në zhvillim.

Së dyti, tha Xi, duhet të krijohet bashkërisht një mjedis ekonomik rajonal i hapur. Duhet të vazhdojë promovimi i liberalizimit dhe lehtësimit të tregtisë dhe investimeve, të thellohet bashkëpunimi në fushën financiare dhe të vijojë përparimi i procesit të integrimit ekonomik rajonal, për të promovuar përparimin dhe integrimin e ndërsjellë, duke mbledhur kështu vrull e forca për ndërtimin e Zonës së Tregtisë së Lirë të Azi-Paqësorit.

Së treti, duhet të ruhet bashkërisht qëndrueshmëria dhe funksionimi i lirshëm i zinxhirëve industrialë e furnizues. Kreu i shtetit i Kinës u shpreh që APEC-u duhet t’i përmbahet parimit të “bashkimit të duarve” në vend të “shkëputjes së duarve” dhe “zgjerimit të zinxhirëve” në vend të “thyerjes së zinxhirëve”, duke kërkuar në mënyrë aktive më shumë pika bashkimi të interesave dhe duke mbështetur zhvillimin e hapur të zinxhirëve të furnizimit. “Duhet të forcojmë vazhdimisht ndërlidhjen e fortë, ndërlidhjen e butë dhe ndërlidhjen e zemrave, duke konsoliduar më tej themelet për zhvillimin e hapur në rajonin e Azi-Paqësorit,” u shpreh Xi.


Presidenti kinez Xi Jinping në fazën e parë të Takimit të 32-të Ekonomik të Liderëve të APEC-ut/Foto nga Xinhua

Së katërti, theksoi ai, duhet të promovohet bashkërisht tregtia digjitale dhe e gjelbër. Duhet të shfrytëzohet plotësisht roli i teknologjisë digjitale në promovimin e tregtisë ndërkufitare, të shemben pengesat ndaj tregtisë së gjelbër dhe të zgjerohet bashkëpunimi në industritë e gjelbra, energjinë e pastër dhe mineralet e gjelbra.

Së pesti, duhet të nxitet bashkërisht zhvillimi gjithëpërfshirës e i barabartë. Sipas presidentit kinez, duhet zbatuar filozofia e zhvillimit të përqendruar te njerëzit, të bëhen përpjekje për trajtimin e problemit të zhvillimit të pabalancuar dhe të promovohet një globalizim ekonomik më gjithëpërfshirës e të vazhdueshëm, që u sjell më shumë dobi të gjithë popujve në rajon. Kina, vuri në dukje ai, do të bashkëpunojë me të gjitha palët për të nxitur ndërtimin e përbashkët me cilësi të lartë të “Një brez, një rrugë” për zhvillimin dhe lulëzimin e përbashkët me të gjitha vendet.

Më tej presidenti Xi u shpreh në fjalimin e tij që Kina i është përmbajtur gjithmonë politikës së saj themelore të hapjes ndaj botës së jashtme dhe ka ndërmarrë veprime konkrete për të nxitur krijimin e një ekonomie botërore të hapur. Plenumi i 4-t i Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës miratoi rekomandimet për hartimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar. Kina, tha Xi, do ta shfrytëzojë këtë mundësi për thellimin e gjithanshëm të reformave, për të zgjeruar pa lëkundje hapjen në nivel të lartë dhe për të ofruar vazhdimisht mundësi të reja për rajonin e Azi-Paqësorit dhe botën me arritjet e reja të modernizimit të stilit kinez.

Takimi, i kryesuar nga presidenti i Koresë së Jugut Lee Jae-myung, kishte si temë “Krijimi i një të nesërmeje të qëndrueshme”.

Në këtë veprimtari mori pjesë edhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.

Klikoni këtë link për të parë videon e plotë

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Balluku paraqitet në SPAK: Kam pranuar kërkesën për një çështje në hetim

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Balluku paraqitet në SPAK: Kam pranuar kërkesën për një çështje në hetim

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit…