Rama: Çdo marrëveshje SHBA-Kinë është e mirë për botën

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar “të mirë për të gjithë” marrëveshjen e mundshme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, gjatë fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris.


Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar “të mirë për të gjithë” marrëveshjen e mundshme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, gjatë fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris, nismë e presidentit francez Emmanuel Macron, ku marrin pjesë udhëheqës e personalitete nga e gjithë bota.

I pyetur në lidhje me takimin mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping, Rama tha se “vlerësimi im ka qenë shumë i thjeshtë: çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Kinës është e mirë për të gjithë, dhe çdo konflikt midis tyre është keq për të gjithë. Kjo është ideja ime, kaq e thjeshtë”.

Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se dy fuqitë botërore duhet të bashkëpunojnë për stabilitetin global.

“Ata po takohen për një marrëveshje tregtare dhe, me sa kuptoj, pas asaj që ka ndodhur, të dy duhet të arrijnë një marrëveshje. E dini atë thënien: ‘Kur Amerika teshtin, bota kollitet’? Kur Kina teshtin, bota futet në karantinë. Prandaj duhet të bëhen bashkë për të mirën e botës, sepse nëse teshtijnë ata, ne nuk e përballojmë dot as të kollitemi”, deklaroi Rama.

Forumi i Paqes në Paris, i themeluar nga presidenti francez Macron, synon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të promovojë dialogun për çështje globale si paqja, ekonomia, mjedisi dhe siguria.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Papa Leone XIV pret kryeministrin Rama

Sot paradite papa Leone XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, publikoi sot Vatican News.

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Papa Leone XIV pret kryeministrin Rama

Sot paradite papa Leone XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, publikoi sot Vatican News.