“Lulu Fest”, homazh për artin frymor dhe trashëgiminë muzikore korçare

Korça mirëpriti edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Bandave Frymore “Air Beat Festival – Lulu Fest”.


Korça mirëpriti edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Bandave Frymore “Air Beat Festival – Lulu Fest”.

Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga atmosfera e krijuar në Korçë, ku mbi 150 artistë nga Shqipëria, Kosova, Italia dhe Kroacia përcollën një atmosferë ndryshe.

Nga performancat në rrugë e sheshe, deri te koncerti madhështor përmbyllës, Rama vlerësoi se “festivali u bë një homazh për artin frymor dhe trashëgiminë muzikore korçare”.

Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Bandave Frymore “Air Beat Festival – Lulu Fest”, konsiderohet një tjetër dëshmi e gjallë e traditës dhe shpirtit kulturor që e bën Korçën unike.

Gjatë ditëve të festivalit, qyteti i Korçës u mbush me tingujt magjikë të orkestrave frymore me performanca të jashtëzakonshme që krijuan një atmosferë ndryshe.

“Lulu Fest” më shumë se një festival, konsiderohet një homazh për artin frymor, për traditën e pasur muzikore korçare dhe për mjeshtrit që e kanë dhënë këtij qyteti një tingull unik.

Festivali frymëzohet edhe nga banda historike “Vatra”, simbol i kulturës muzikore korçare mbi një shekull më parë, dhe një trashëgimi që sot po ringjallet përmes brezave të rinj.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Prokurimet Publike digjitale e bëjnë procesin të pandikueshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se përdorimi i teknologjisë në prokurimet publike do të sjellë një përshpejtim eksponencial të procesit…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Prokurimet Publike digjitale e bëjnë procesin të pandikueshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se përdorimi i teknologjisë në prokurimet publike do të sjellë një përshpejtim eksponencial të procesit…