Ibrahimaj: 43% e fituesve të granteve për startup-e janë gra

Mbi 70 sipërmarrëse shqiptare nga të gjitha qarqet e vendit prezantuan idetë, projektet dhe produktet e tyre në “EXPO Women 2025”, duke dëshmuar se energjia, kreativiteti dhe vizioni i grave përbëjnë një forcë të vërtetë zhvillimi për ekonominë shqiptare.


Mbi 70 sipërmarrëse shqiptare nga të gjitha qarqet e vendit prezantuan idetë, projektet dhe produktet e tyre në “EXPO Women 2025”, duke dëshmuar se energjia, kreativiteti dhe vizioni i grave përbëjnë një forcë të vërtetë zhvillimi për ekonominë shqiptare.

Në hapjen e aktivitetit, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi se përmes politikave të qëndrueshme dhe mbështetjes së qeverisë, gjithnjë e më shumë gra po gjejnë hapësira për të krijuar, investuar dhe udhëhequr në fusha të ndryshme të sipërmarrjes.

“Vetëm në programin e granteve për startup-e, 43% e fituesve janë gra, një tregues i qartë se barazia në mundësi po kthehet në një realitet të prekshëm”, deklaroi ministrja në fjalën e saj gjatë panairit.

Ibrahimaj vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar rolin e rëndësishëm që kanë UN Women, qeveritë e Suedisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në nxitjen e pjesëmarrjes ekonomike të grave dhe në mbështetjen e tyre për të zhvilluar biznese të qëndrueshme.

“EXPO Women” është shndërruar tashmë në një platformë të qëndrueshme për rritje, financim dhe bashkëpunim, duke krijuar një rrjet të gjerë të sipërmarrëseve shqiptare që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Ky edicion i panairit përforcon rolin e grave si motor i inovacionit dhe i zhvillimit të qëndrueshëm në ekonominë shqiptare.

Burimi ATSH

Rama: Do të ulet numri i deputetëve, ligji për referendumet gati brenda këtij sesioni

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të Partia Socialiste, njoftoi planet për uljen…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Do të ulet numri i deputetëve, ligji për referendumet gati brenda këtij sesioni

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të Partia Socialiste, njoftoi planet për uljen…