Ibrahimaj: Paga minimale do të arrijë në 500 euro fillimvitin e ardhshëm

Paga minimale është dyfishuar dhe se në fillim të vitit që vjen do të arrijë në 500 euro.

Paga minimale është dyfishuar dhe se në fillim të vitit që vjen do të arrijë në 500 euro.

Kështu u shpreh ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në rubrikën “Ekonomia flet me fakte” ku u ndal në disa prej zhvillimeve kryesore ekonomike të vendit, duke iu përgjigjur komenteve dhe shqetësimeve të qytetarëve lidhur me politikat ekonomike të qeverisë.

“Gjatë këtyre ditëve kam dëgjuar zërat tuaj në komentet dhe postimet e mëparshme disa me shqetësim, disa me mllef, disa me pyetje të drejta dhe disa me zhurmë. Keni mirëkuptimin tim, por kërkoj edhe mirëkuptimin tuaj, pasi kur flas për ekonominë, flas me shifra”, tha ministrja.

Ibrahimaj e cilësoi rritjen e pagës minimale një hap të rëndësishëm në përmirësimin e standardit të jetesës.

“Le të pranojmë disa gjëra dhe pastaj patjetër flasim për të tjera e të tjera. Paga minimale është dyfishuar dhe, në fillim të vitit që po troket, do të jetë 500 euro, nuk kemi pse të mos e pranojmë këtë”, tha ministrja.

Ajo shtoi se bizneset e vogla nuk paguajnë asnjë tatimfitimi prej pesë vitesh, një politikë që, sipas saj, u ka kursyer familjeve shqiptare rreth 170 milionë euro çdo vit. “Pse të mos e pranojmë këtë si diçka të mirë për mbi 110 mijë biznese”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja u ndal edhe te inflacioni, duke theksuar se Shqipëria ka nivelin më të ulët të inflacionit në rajon, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Bankës Botërore dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare.

“Kjo do të thotë se kemi një rritje më të ulët të çmimeve në jetën e përditshme krahasuar me vendet fqinje. Këto janë fakte, dhe me faktet nuk luftohet, por argumentohet”, nënvizoi ajo.

Ibrahimaj shtoi se pagat, ekonomia, si dhe buxheti për investime dhe mbështetje sociale përfshirë pensionet do të vazhdojnë të rriten, duke theksuar se këto masa janë pjesë e projektbuxhetit për vitin 2026.

“Kur themi të mirat, nuk duam të duartrokitemi, por të mirëkuptohemi për atë që kemi bërë dhe të kuptohemi më mirë për atë që do të bëjmë,” përfundoi ministrja, duke theksuar se “ekonomia flet me fakte dhe rezultate”.

Burimi ATSH

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia