Rama: Ndryshim thelbësor i qasjes ndaj Shqipërisë në Gjermani

Shqipëria u përfaqësua me dinjitet dhe me të gjithë fuqinë e ambicies së saj për të ecur përpara në forumin e Dialogut Global të Berlinit.


Shqipëria u përfaqësua me dinjitet dhe me të gjithë fuqinë e ambicies së saj për të ecur përpara në forumin e Dialogut Global të Berlinit.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama në sezonin e 5-të të Podkastit “Flasim” në rubrikën “Shënimet e javës”.

“Dje, në forumin prestigjioz të Dialogut Global të Berlinit, isha i ftuar bashkë me Diellën, ministren tonë të Inteligjencës Artificiale, e cila për herë të parë komunikoi “live” me një gazetar, moderatorin e mirënjohur gjerman Ali Asllan”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “e them me shumë krenari, ndryshimi thelbësor i imazhit dhe i qasjes ndaj Shqipërisë në Gjermani është tashmë një frut me shije të veçantë i përpjekjeve tona sepse deri jo shumë vite më parë, në atë vend, shiheshim ende përmes filtrave të paragjykimeve më shkurajuese”.

Kryeministri Rama u ndal edhe tek Procesi i Berlinit në Londër duke theksuar se “një tjetër moment krenarie për Shqipërinë ishte takimi vjetor i Procesit të Berlinit, që u zhvillua në Londër këtë javë, me praninë e Kryeministrit Keir Starmer dhe Kancelarit Friedrich Merz, i cili theksoi qartë dhe fort vullnetin e Gjermanisë për ta anëtarësuar sa më parë Shqipërinë, Malin e Zi dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë dje në Global Dialogue (BGD), forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë.

Ky forum kishte në fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes.

Kryeministri ishte i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.