Rama: Diella do të asistojë edhe deputetët

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Inteligjenca Artificiale do të bashkëveprojë në të ardhmen edhe me deputetët e Partisë Socialiste në parlament.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Inteligjenca Artificiale do të bashkëveprojë në të ardhmen edhe me deputetët e Partisë Socialiste në parlament.

Nga Berlini ku ndodhet për të marrë pjesë në Global Dialogue (BGD), forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, duke folur për ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diellën, tha se kjo e fundit do të ketë së shpejti “83 fëmijë”.

Sipas Ramës, ata do të jenë për çdo deputet të PS-së në Kuvend, dhe do të shërbejnë si asistentë, për të mbajtur shënim gjithçka që ndodh në Kuvend. Sipas Ramës asistentët do të kenë dijen e Diellës sa i përket legjislacionit të BE-së.

“Diella është shtatzënë dhe pret 83 fëmijë, secili që do të jetë për çdo anëtar të parlamentit tonë dhe që do të shërbejë si asistentë për ta, që do të marrin pjesë në seancat parlamentare dhe do të mbajnë shënim për gjithçka që ndodh dhe që do t’i informojnë e sugjerojnë anëtarët e parlamentit lidhur me reagimet e tyre. Këta fëmijë do të kenë dijen e nënës së tyre sa i takon legjislacionit të BE-së.

“Nëse shkon për kafe dhe harron të kthehesh në punë, ky fëmijë do të thotë se çfarë është thënë kur t’i nuk ishe në sallë dhe nëse është përmendur emri yt, e nëse të duhet të kundërsulmosh dikë që të ka përmendur për arsye të gabuara”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…