INSTAT: Eksportet e mallrave arritën 260 miliardë lekë gjatë 9-mujorit

Eksportet shqiptare të mallrave shënuan rënie në muajin shtator, të ndikuara kryesisht nga ulja e kërkesës për lëndë të para dhe materiale ndërtimi.


Eksportet shqiptare të mallrave shënuan rënie në muajin shtator, të ndikuara kryesisht nga ulja e kërkesës për lëndë të para dhe materiale ndërtimi.
Ndryshe nga eksportet, importet shënuan rritje të lehtë.

Sipas të dhënave zyrtare, në shtator 2025 eksportet arritën vlerën 27 miliardë lekë, duke u ulur me 10,7% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, por duke u rritur me 34,6% në krahasim me gushtin.

Ndërkohë, importet arritën në 75 miliardë lekë, me një rritje prej 5,6% në krahasim me shtatorin 2024 dhe 11,8% më shumë se një muaj më parë. Si rezultat, deficiti tregtar i këtij muaji u vlerësua në 48 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 17,8% në krahasim me një vit më parë.

Në periudhën janar-shtator 2025, eksportet e mallrave arritën gjithsej 260 miliardë lekë, duke u ulur me 7,9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Importet për të njëjtën periudhë u vlerësuan me 657 miliardë lekë, me një rënie më të lehtë prej 1,3%.

Deficiti tregtar për nëntëmujorin u rrit me 3,6%, duke arritur në 397 miliardë lekë.

Në uljen e eksporteve gjatë shtatorit kanë ndikuar kryesisht grupet “materiale ndërtimi dhe metale”, me 8,4 pikë përqindje në ndryshimin total, si dhe “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 2,4 pikë përqindje.

Nga ana tjetër, rritje të lehtë kanë shënuar eksportet e “tekstileve dhe këpucëve” me 1,4 pikë përqindje dhe të “ushqimeve, pijeve dhe duhanit” me 0,2 pikë përqindje.

Edhe në totalin vjetor të nëntëmujorit, rënia e eksporteve është ndikuar kryesisht nga grupet e materialeve të ndërtimit, metaleve dhe mineraleve, ndërsa rritje kanë dhënë grupet e ushqimeve, pijeve, duhanit dhe makinerive e pajisjeve.

Në anën tjetër, rritja e importeve gjatë shtatorit u ndikua pozitivisht nga grupet “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” dhe “ushqime, pije, duhan”, ndërsa ulje të lehtë pati grupi “lëkurë dhe artikujt prej tyre”.

Gjatë periudhës janar-shtator, importet janë ulur me 1,3% krahasuar me vitin e kaluar, kryesisht për shkak të reduktimit të importeve të makinerive, pajisjeve dhe materialeve të ndërtimit, ndërsa rritje kanë dhënë produktet energjetike, ushqimore dhe kimike.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

100-vjetori i themelimit të Urdhrit Mbretëror të Skënderbeut:

I themeluar në vitin 1925 nga Madhëria e Tij Mbreti Zog I, ky urdhër u krijua si një nga dekoratat…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

100-vjetori i themelimit të Urdhrit Mbretëror të Skënderbeut:

I themeluar në vitin 1925 nga Madhëria e Tij Mbreti Zog I, ky urdhër u krijua si një nga dekoratat…