Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet

Në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Izrael, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në një takim nga homologu i saj Gideon Sa’ar.


Në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Izrael, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në një takim nga homologu i saj Gideon Sa’ar.

Spiropali u ndal te marrëveshja e paqes dhe plani i presidentit amerikan, që i hap rrugën një kapitulli të ri të sigurisë, paqes e stabilitetit në rajon.

“Të udhëhequr nga i njëjti angazhim për paqen, ne besojmë fuqimisht se plani 20-pikësh i paqes i presidentit Donald Trump ka potencialin për të sjellë stabilitet të qëndrueshëm dhe për të nxitur bashkëjetesën paqësore midis izraelitëve dhe palestinezëve. Le të shënojë ky moment një kapitull të ri jo vetëm për Izraelin, por për të gjithë rajonin”, tha ministrja.

Spiropali rikujtoi edhe atë që e quan trashëgimi morale dhe historike të popullit shqiptar, shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Të udhëhequr nga kodi ynë i përjetshëm i ndershmërisë, Besa, premtimi për të mbrojtur ata në nevojë, ne strehuam çdo familje hebraike që gjeti strehë midis nesh! Shqipëria u bë vendi i vetëm në Evropë ku popullsia hebraike u rrit gjatë Holokaustit. Kjo nuk është vetëm histori, është një trashëgimi e njerëzimit që jeton brenda nesh edhe sot. Ne e nderojmë dhe e ruajmë ende këtë trashëgimi”, tha Spiropali.

Ministrja falënderoi shtetin e Izraelit për njohjen e Republikës së Kosovës, duke shtuar se “shpresojmë t’i shohim të dy vendet duke thelluar marrëdhëniet mes tyre”.

Për ministren e Jashtme, marrëdhënia me Izraelin po shtrihet dhe thellohet në disa fusha si inovacioni, shëndetësia, arsimi, turizmi dhe bujqësia.

“Jemi krenarë që mësojmë nga përsosmëria e Izraelit në teknologji dhe shkencë. Jam krenare të paraqes potencialin në rritje të Shqipërisë, e pozicionuar midis Evropës dhe Mesdheut”, tha Spiropali.

Të dy ministrat e Jashtëm nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me fokus diplomacinë publike dhe trajnimin e diplomatëve të rinj.

Spiropali u prit gjithashtu nga kryetari i Kuvendit të Izraelit, Amir Ohana, me të cilin rikonfirmoi mbështetjen ndaj proceseve që rrisin stabilitetin në rajon.

“Le të vazhdojmë të ndërtojmë më shumë ura, më shumë partneritete dhe më shumë mundësi për të rinjtë tanë, novatorët tanë, artistët tanë, sipërmarrësit tanë dhe popujt tanë”, tha Spiropali.

Burimi ATSH

Avokati i Popullit: Të ruhet pavarësia e Gjykatës së Strasburgut

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, së bashku me Komisioneren Vilma Shurdha, po marrin pjesë në Konferencën Vjetore të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Avokati i Popullit: Të ruhet pavarësia e Gjykatës së Strasburgut

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, së bashku me Komisioneren Vilma Shurdha, po marrin pjesë në Konferencën Vjetore të…