Mbyllet plenumi i PKK-së, miratohen rekomandimet për planin e 15-të pesëvjeçar

Komiteti i 20-të Qendror i Partisë Komuniste të Kinës (PKK) mblodhi plenumin e katërt të tij në Pekin nga e hëna deri të enjten.


Komiteti i 20-të Qendror i Partisë Komuniste të Kinës (PKK) mblodhi plenumin e katërt të tij në Pekin nga e hëna deri të enjten.

Pjesëmarrësit në plenum shqyrtuan e miratuan Rekomandimet e Komitetit Qendror të PKK-së për Hartimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar për Zhvillimin Ekonomik dhe Shoqëror, sipas një komunikate të plenumit të publikuar të enjten.

Mbledhja u kryesua nga Byroja Politike e Komitetit Qendror të PKK-së. Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping mbajti një fjalim të rëndësishëm, thuhet në komunikatë.

Pjesëmarrësit dëgjuan dhe diskutuan një raport të paraqitur nga Xi Jinping-u mbi punën e Byrosë Politike.

Xi bëri gjithashtu komente shpjeguese mbi projektrekomandimet.

Në këtë mbledhje, Komiteti Qendror i PKK-së miratoi plotësisht punën e Byrosë Politike që nga plenumi i tretë i Komitetit të 20-të Qendror të PKK-së.

Sipas komunikatës, Kina është tani në prag të përmbushjes së objektivave dhe detyrave kryesore të Planit të 14-të Pesëvjeçar.


Plenumi i katërt i Komitetit të 20-të Qendror të PKK-së/Foto nga Xinhua

Pjesëmarrësit në plenum bënë një vlerësim shumë pozitiv për arritjet kryesore të zhvillimit të Kinës gjatë Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), që ka shënuar një periudhë të rëndësishme e të jashtëzakonshme në zhvillimin e vendit.

Periudha e Planit të 15-të Pesëvjeçar (2026-2030) do të jetë kritike, ndërsa vendi punon për të përforcuar themelet dhe për të nxitur përpara në të gjitha frontet arritjen e modernizimit socialist deri në vitin 2035, dhe kështu do të shërbejë si një lidhje kyçe midis së kaluarës e së ardhmes, sipas komunikatës.

Në plenum, Komiteti Qendror i PKK-së përcaktoi parimet udhëzuese të mëposhtme për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror gjatë periudhës së Planit të 15-të Pesëvjeçar: mbështetja e udhëheqjes së gjithanshme të Partisë; vendosja e popullit në plan të parë; ndjekja e zhvillimit me cilësi të lartë; thellimi i përgjithshëm i reformave; promovimi i ndërveprimit midis një tregu efikas e një qeverie që funksionon mirë; dhe sigurimi i zhvillimit e i sigurisë.

Komiteti Qendror i PKK-së vendosi gjithashtu objektivat kryesore të mëposhtme për periudhën e Planit të 15-të Pesëvjeçar: arritje të rëndësishme në zhvillimin me cilësi të lartë, përmirësime të konsiderueshme në vetëbesimin dhe forcën shkencore e teknologjike; rezultate të reja në thellimin e mëtejshëm të reformës në mënyrë gjithëpërfshirëse; përparim të dukshëm kulturor e etik në mbarë shoqërinë, përmirësime të mëtejshme në cilësinë e jetës, hapa të rinj të mëdhenj në përparimin e nismës “Kina e Bukur” dhe përparime të mëtejshme në forcimin e sigurisë kombëtare.

Kina duhet të ndërtojë një sistem industrial të modernizuar dhe të forcojë themelet e ekonomisë reale, të ketë më shumë vetëbesim e forcë në shkencë e teknologji dhe të nxitë zhvillimin e forcave të reja prodhuese me cilësi të lartë, si edhe të ndërtojë një treg të brendshëm të fuqishëm dhe të punojë më shpejt për të nxitur një model të ri zhvillimi, thuhet në komunikatë.

Kina po ashtu duhet të përshpejtojë zhvillimin e një ekonomie tregu socialiste me standarde të larta dhe shtojë hovin për zhvillimin me cilësi të lartë, të promovojë hapjen me standarde të larta dhe të krijojë horizonte të reja për bashkëpunim me dobi të ndërsjellë, si edhe të përshpejtojë modernizimin bujqësor e rural dhe të ndërmarrë hapa të qëndrueshëm për të çuar përpara rigjallërimin e gjithanshëm rural.

Po sipas komunikatës, Kina duhet të përmirësojë planin e saj ekonomik rajonal dhe të promovojë zhvillimin e koordinuar rajonal, të frymëzojë aftësinë krijuese kulturore të të gjithë kombit dhe të nxisë një kulturë socialiste të lulëzuar, të punojë më shumë për të siguruar e përmirësuar mirëqenien publike dhe për të promovuar begatinë për të gjithë, si edhe të përshpejtojë tranzicionin e gjelbër në të gjitha aspektet, për të ndërtuar një Kinë të Bukur.

Po ashtu, duhet të modernizohet sistemi e kapaciteti i sigurisë kombëtare dhe të ngrihet nisma “Kina Paqësore” në një nivel më të lartë.

Në komunikatë theksohet që Kina duhet të punojë për të arritur qëllimet e njëqindvjetorit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore sipas afatit dhe për të modernizuar mbrojtjen kombëtare dhe forcat e armatosura.


Pallati i Madh i Popullit, Pekin, Kinë/Foto nga VCG
E gjithë Partia dhe i gjithë populli kinez duhet të bashkohen në një përpjekje të përbashkët për të plotësuar Planin e 15-të Pesëvjeçar.

Studimi dhe zbatimi i parimeve udhëzuese nga ky plenum përfaqëson një detyrë të madhe politike për të gjithë Partinë dhe kombin si në të tashmen, ashtu edhe në periudhën që do të vijë.

“Për ta drejtuar mirë vendin, së pari duhet ta drejtojmë mirë Partinë; vetëm një Parti që lulëzon mund ta bëjë vendin tonë të fortë,” thuhet në komunikatë.

Pjesëmarrësit në plenum kryen një analizë të situatës aktuale dhe detyrave me të cilat përballet Kina. U theksua se vendi duhet të mbetet i përqendruar fort në arritjen e objektivave të këtij viti për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.

Sipas komunikatës, plenumi vendosi që të zgjedhë Zhang Shengmin nënkryetar të Komisionit Qendror Ushtarak (KQU) të PKK-së.

Në mbledhje u vendos që, në përputhje me Statutin e Partisë, vendet bosh në Komitetin Qendror të mbushen me anëtarët zëvendësues Yu Huiwen, Ma Hancheng, Wang Jian, Wang Xi, Wang Yonghong, Wang Tingkai, Wang Xinwei, Wei Tao, Deng Yiwu, Deng Xiuming dhe Lu Hong.

Plenumi shqyrtoi dhe miratoi raportin e inspektimit të Komisionit Qendror për Kontrollin e Disiplinës të Partisë Komuniste të Kinës mbi shkeljet e rënda të disiplinës së Partisë dhe ligjeve shtetërore nga Tang Renjian, Jin Xiangjun, Li Shisong, Yang Fasen dhe Zhu Zhisong.

Në plenum u shqyrtua dhe u miratua raporti i inspektimit i Komisionit Qendror Ushtarak të PKK-së mbi shkeljet e rënda të disiplinës së Partisë dhe ligjeve shtetërore që përfshijnë He Weidong, Miao Hua, He Hongjun, Wang Xiubin, Lin Xiangyang, Qin Shutong, Yuan Huazhi, Wang Chunning dhe Zhang Fengzhong.

Vendimi i mëparshëm i Byrosë Politike për të përjashtuar nga Partia He Weidong, Miao Hua, Tang Renjian, Jin Xiangjun, He Hongjun, Wang Xiubin, Lin Xiangyang, Qin Shutong, Yuan Huazhi, Wang Chunning, Li Shisong, Yang Fasen, Zhu Zhisong dhe Zhang Fengzhong u konfirmua në këtë plenum.

Po ashtu, iu bë thirrje të gjithë Partisë, të gjithë ushtrisë dhe popullit kinez të të gjitha kombësive që të bashkohen më ngushtë rreth Komitetit Qendror të Partisë me Xi Jinping-un në krye, të punojnë së bashku drejt objektivit të realizimit në thelb të modernizimit socialist dhe të vazhdojnë të hapin terrene të reja në përpjekjen për të ndërtuar një vend të madh dhe për të çuar përpara ripërtëritjen kombëtare në të gjitha frontet nëpërmjet modernizimit kinez.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Spiropali me kryeparlamentarin Izraelit: Partneritet ndërshtetëror në të gjitha fushat

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës në Jeruzalem, zhvilloi sot një takim me…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali me kryeparlamentarin Izraelit: Partneritet ndërshtetëror në të gjitha fushat

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës në Jeruzalem, zhvilloi sot një takim me…