Mbreti Charles takohet me përfaqësues të Ballkanit Perëndimor në një pritje të veçantë

Mbreti Charles mirëpriti dje në mbrëmje udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Pallatin e Shën Jakobit. Ai u shoqërua nga kryeministri britanik, Keir Starmer në pritjen ku pjesëmarrësve iu bashkua edhe kryeministri Edi Rama


Mbreti Charles mirëpriti dje në mbrëmje udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Pallatin e Shën Jakobit.

Ai u shoqërua nga kryeministri britanik, Keir Starmer në pritjen ku pjesëmarrësve iu bashkua edhe kryeministri Edi Rama.

Eventi, i organizuar në prag të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor (Procesi i Berlinit) në Londër, synon të nxisë rolin e industrive krijuese, e të rinjtë dhe shoqërinë civile në Ballkanin Perëndimor në rritjen e bashkëpunimit rajonal, diplomacisë kulturore dhe rritjes gjithëpërfshirëse.

Procesi i Berlinit është një forum vjetor i krijuar nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel në vitin 2014 – për të mbështetur gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së – për të rritur bashkëpunimin rajonal, për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe për të përshpejtuar përpjekjet për një afrim më të ngushtë evropian në Ballkanin Perëndimor.

Mbreti Charles dhe kryeministri Starmer biseduan me udhëheqësit e disa vendeve, përfshirë kryeministrat, Edi Rama të Shqipërisë, Albin Kurti të Kosovës, Milojko Spajic të Malit të Zi, Hristijan Mickoski të Maqedonisë së Veriut, Duro Macut të Serbisë dhe Rosen Zhelyazkov të Bullgarisë.

Lexo më shumë nga

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…