Gonzato: Gazetaria investigative, rol kyç në promovimin e transparencës dhe llogaridhënies

Thomson Media dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, ndanë mbrëmë Çmimin e Bashkimit Evropian për Gazetari Investigative, për gazetarët që u vlerësuan për artikujt më të mirë investigativë të vitit në Shqipëri.


Thomson Media dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, ndanë mbrëmë Çmimin e Bashkimit Evropian për Gazetari Investigative, për gazetarët që u vlerësuan për artikujt më të mirë investigativë të vitit në Shqipëri.

Çmimi i parë shkoi për gazetarët Geri Emiri dhe Erjola Azizolli nga “Amfora.al”. Çmimi për vendin e dytë, i ndarë, shkoi për gazetarët Vladimir Karaj nga “Reporter.al” dhe Edmond Hoxhaj po nga “Reporter.al”, ndërsa çmimi i tretë u fitua për gazetaret Erisa Kryeziu dhe Esmeralda Keta nga “Citizens.al”.

“Urime fituesve të Çmimit të BE-së për Gazetari Investigative të organizuar nga Thomson Media”, njoftoi Delegacioni i BE-së.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato. Gjatë fjalës së tij, Gonzato theksoi se BE do të vazhdojë të mbështesë reformat që krijojnë një mjedis më të sigurt dhe më të drejtë për gazetarët.

“Në Shqipëri, gazetaria investigative vazhdon të luajë një rol kyç në promovimin e transparencës dhe llogaridhënies. Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat përballen gazetarët, nga frikësimi dhe presioni ekonomik deri te pronësia e përqendruar e medias. BE-ja do të vazhdojë të ngrejë këto shqetësime dhe të mbështesë reformat që krijojnë një mjedis më të sigurt dhe më të drejtë për gazetarët.

Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të investojmë në gazetari të pavarur, iniciativa për verifikimin e fakteve dhe njohuri mediatike, sepse qytetarët e informuar janë mbrojtja më e mirë kundër dezinformimit dhe manipulimit”, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

Burimi ATSH

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…