Gjiknuri: Balancë mazhorancë-opozitë në komisionin e reformës zgjedhore, premisë për konsensus

Zëvendëskryetari i komisionit parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Damian Gjiknuri deklaroi sot se ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një ligj të standardeve më të mira europiane për sa i përket financimit të partive politike si dhe raportimit të financimit të fushatave zgjedhore.

Reforma zgjedhore ishte temë e një prej tre paneleve të konferencës “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias” të organizuar nga Kuvendi.

Duke marrë fjalën në panelin e diskutimeve mbi Reformën Zgjedhore, Gjiknuri vlerësoi fillimisht Komisionin e Venecias, si një bashkëudhëtar i përhershëm i proceseve të Reformës Zgjedhore në Shqipëri.

Gjiknuri bëri të ditur se në ditën në vijim Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë një komision të përbashkët me bashkëkryesim ku është rënë dakord edhe lidhur me përfaqësimin e barabartë mazhorancë-opozitë, në komision.

“Do të kemi përfaqësim të barabartë por do të ketë përfaqësim edhe nga paritë e vogla që janë pjesë e Kuvendit, por nuk janë pjesë e grupeve parlamentare. Kjo duke ruajtur një balancë të pastër edhe për sa i përket ekuilibrit mazhorancë-opozitë duke krijuar premisat për konsensus”, shtoi ai.

Gjiknuri theksoi se mbeten për t’u adresuar shumë nga rekomandimet e ODIHR-it, që nuk u adresuan reformën e kaluar.

“Duhet të punojmë për të pasur stabilitet zgjedhor dhe ligj zgjedhor shumë kohë para zgjedhjeve”, vuri në dukje Gjiknuri.

Burimi ATSH

Rama: Katërfishim i të ardhurave në zonat e mbrojtura, menaxhim elektronik në gjithë vendin

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka katërfishuar të ardhurat në periudhën e 3-4 viteve të fundit.

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia