Rama: “Smart City” do rrisë në mënyrë eksponenciale sigurinë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se po ecet me hapa të shpejt lidhur me fillimin e zbatimit të projektit të madh të “Smart City”.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se po ecet me hapa të shpejt lidhur me fillimin e zbatimit të projektit të madh të “Smart City”.

Gjatë aktivitetit ku u prezantua Identiteti Digjital, Rama u ndal te projekti “Smart City”, i cili përmes kamerave inteligjente digjitalizon sistemin e monitorimit të trafikut.

“Do të na ndihmojë lidhur me mbledhjen e të dhënave në raport me ligjshmërinë, me rendin publik, me luftën kundër kriminalitetit dhe nga ana tjetër do të na ndihmojë po ashtu të kemi një pamje në kohë reale të ecurisë së jetës së përditshme në shkolla”, theksoi Rama.

Falë këtij projekti, kryeministri shprehu bindjen se do të rritet në mënyrë eksponenciale siguria.

“Do të rritet në mënyrë eksponenciale mundësia e prindërve për të ndjekur të gjithë vijën e sjelljes së fëmijëve në shkollë, jo thjeshtë në aspektin e momenteve kritike, por në tërësinë e vet. Gjë që do të ndikojë jashtë mase në frekuentimin e shkollës, si dhe në uljen e fenomenit shqetësues të bullizimit. Po ashtu do të ndikojë jashtë mase edhe në aspektin e angazhimit të vetë mësuesve”, shtoi Rama.

Rama shprehu bindjen se “me këto projekte dhe me programin e Identitetit Digjital do të jemi në gjendje që ta çojmë Shqipërinë 2030 në një nivel krejt tjetër nga ky i sotmi”.

“Do të jemi në gjendje që ta fuqizojmë në mënyrë gati-gati të paimagjinueshme qytetarin, që t’ia lehtësojmë në mënyrë të paimagjinueshme sot jetën e përditshme dhe t’i bëjmë të mundura me shumë më pak konsum kohe, energjie dhe me shumë më pak stres ndërveprime që përndryshe kanë nevojë për më tepër energji, për më tepër kohë dhe që sjellin me vete edhe stresin përkatës”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: “Smart City” do rrisë në mënyrë eksponenciale sigurinë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se po ecet me hapa të shpejt lidhur me fillimin e zbatimit të…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: “Smart City” do rrisë në mënyrë eksponenciale sigurinë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se po ecet me hapa të shpejt lidhur me fillimin e zbatimit të…