Konferenca e Investimeve EU-WB6, Rama: Sukses që duam ta kthejmë në traditë në Tiranë

Forumi i parë i Investimeve Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor, që zhvilloi punimet përgjatë dy ditëve (13-14 tetor) në Tiranë, konsiderohet si një platformë strategjike në integrimin ekonomik të rajonit me Bashkimin Evropian.


Forumi i parë i Investimeve Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor, që zhvilloi punimet përgjatë dy ditëve (13-14 tetor) në Tiranë, konsiderohet si një platformë strategjike në integrimin ekonomik të rajonit me Bashkimin Evropian.

Gjatë podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama vlerësoi sot këtë event të rëndësishëm, ndërsa u shpreh se konferenca e parë e këtij lloji në Tiranë ka qenë një sukses.

“Por një sukses që ne duam jo vetëm ta përsërisim, por duam ta kemi edhe më domethënëse vitin e ardhshëm, sepse duam që kjo Konferencë e Investimeve të kthehet në një traditë këtu në Tiranë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se synon që kjo konferencë të kthehet në një nga ato forume ndërkombëtare në Europës që krijojnë shumë interes, që tërheqin shumë protagonistë dhe që krijojnë më pas edhe shumë impakt.

Forumi i parë i Investimeve Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor, mbështetur nga Komisioni Evropian, synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Forumi inkurajoi dialogun midis investitorëve të rëndësishëm, liderëve politikë dhe udhëheqësve të biznesit, duke vënë theksin tek fuqia e investimeve strategjike në transformimin ekonomik të vendeve.

Po ashtu gjatë kësaj konference u morën në analizë përvojat konkrete të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEE), të cilat kanë shënuar histori suksesi në zhvillimin e tyre ekonomik, pas anëtarësimit.

E pranishme në çeljen e punimeve të kësaj konference ishte edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e cila iu adresua me një fjalë përshëndetëse.

Zhvillimi i Forumit përbën një moment strategjik në integrimin ekonomik të rajonit me Bashkimin Evropian. Ai ofron mundësi për të tërhequr investimet e huaja direkte, për të nxitur inovacionin dhe për të përshpejtuar integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, duke nxitur në këtë mënyrë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në rajon.

Në kuadër të Forumit u shkëmbyen një seri letrash qëllimi (LOI) që i paraprijnë marrëveshjeve mes vendeve me interes të ndërsjellë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Papa Leone XIV pret kryeministrin Rama

Sot paradite papa Leone XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, publikoi sot Vatican News.

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Papa Leone XIV pret kryeministrin Rama

Sot paradite papa Leone XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, publikoi sot Vatican News.