Rama pret me ceremoni zyrtare presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama priti sot me një ceremoni zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.


Kryeministri Edi Rama priti sot me një ceremoni zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Von der Leyen ndodhet në Tiranë në kuadër të Forumit të parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor” që do të zhvillojë punimet në datat 13-14 tetor.

Pas ekzekutimit të himnit të Bashkimit Europian dhe himnit kombëtar shqiptar, kryeministri Rama dhe presidentja Von der Leyen iu drejtuan selisë së Kryeministrisë ku do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, i cili do të pasohet nga takimi dypalësh mes delegacioneve.

Në orën 11:15, Kryeministri Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për shtyp në Kryeministri.

Pas takimit, palët do t’i drejtohen Pallatit të Kongreseve ku zhvillohet Forumi i parë i Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”.

Forumi i parë i Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”, një iniciativë e mbështetur nga Komisioni Europian, ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe të nxisë mundësi të reja investimi midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Kryeministri Rama dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do t’i drejtohen me një fjalë këtij forumi, i cili mbledh në Tiranë përfaqësues të lartë qeveritarë nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, si dhe vendimmarrës, institucione financiare ndërkombëtare, investitorë strategjikë dhe kompani lidere nga BE-ja dhe më gjerë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…