
Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ndau sot thirrjen për të marrë pjesë në protestën gjithëkombëtare që do të mbahet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë më 17 shtator në orën 17 për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët e Kosovës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot thirrjen për të marrë pjesë në protestën gjithëkombëtare që do të mbahet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë më 17 shtator në orën 17 për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët e Kosovës.
Rama theksoi se mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare.
Rama përcolli ftesën e organizatorëve në rrjetet sociale duke shkruar se e ndan atë me kënaqësi dhe i nderuar.
“Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare — mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri drejtësi për çlirimtarët”, shkroi Kryeministri Rama.
Protesta paqësore është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 17 tetor, ora 17:00 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë me kërkesën për drejtësi ndaj ish-eprorëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Protestë e ngjashme u zhvillua edhe në Hagë më 14 shtator në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara.
Në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi kryesor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.
Burimi ATSH