Spiropali me homologen britanike: Vizion i përbashkët për integrimin e rajonit në BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u mikprit nga Yvette Cooper sekretare e Punëve të Jashtme të Britanisë në prag të Ministerialit të Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Belfast të Irlandës së Veriut


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u mikprit nga Yvette Cooper sekretare e Punëve të Jashtme të Britanisë në prag të Ministerialit të Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Belfast të Irlandës së Veriut në mjedisin solemn të Kështjellës Hillsborough.

Ndërsa ndau pamje në rrjetet sociale nga takimi, kryediplomatja shqiptare theksoi se ky takim përçon vizionin e përbashkët për ta çuar më tej integrimin e rajonit tonë në Bashkimin Evropian, për të zbatuar me efikasitet Planin e Rritjes dhe për të hapur horizonte të reja zhvillimi ekonomik e fuqizimi për të rinjtë tanë.

“Një ditë ku Evropa e Ballkanit frymon bashkë, me shpresë dhe qëllim të përbashkët”, cilëson ndër të tjera Spiropali.

Ministrja Spiropali përgjatë ministerialit do të zhvillojë disa takime të rëndësishme bilaterale, si dhe do të jetë folëse kryesore e disa sesioneve plenare që lidhen me sigurinë europiane dhe migrimin, pajtimin në Ballkanin Perëndimor, integrimin e rajonit drejt BE-së.

Ministeriali i organizuar nën kujdesin e Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, është pjesë e serisë së takimeve në nivel ministror që Mbretëria e Bashkuar, si vend pritës i Procesit të Berlinit 2025, është duke organizuar me tematika që përfshijnë politikën e jashtme, të brendshme dhe ekonomike.

Takimet do të kulmojnë me Samitin e Liderëve të thirrur nga kryeministri britanik në Londër, më 22 tetor 2025.

Burimi ATSH

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Gogu: Vendim procedural, PS vijon takimet në kryeqytet

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, Toni Gogu, deklaroi sot se PS…

Global 360

Rutte: Forumi i Mbrojtjes Kibernetike në Tiranë, i jashtëzakonshëm për të ndarë ekspertizën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dha sot një mesazh online në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Gogu: Vendim procedural, PS vijon takimet në kryeqytet

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, Toni Gogu, deklaroi sot se PS…