Shqipëria dhe OLAF thellojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e fondeve të BE-së

Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, (SASPAC) Eridana Çano priti në një takim Salla Saastamoinen, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF)


Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, (SASPAC) Eridana Çano priti në një takim Salla Saastamoinen, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), së bashku me ekipin e saj, për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Në fokus të takimit ishin përpjekjet për të rritur efektivitetin e mekanizmave kundër mashtrimit në kuadër të instrumenteve të ndihmës së BE-së, siç janë programet IPA III, Bashkëpunimi Territorial dhe Instrumenti për Reforma dhe Rritje.

Gjatë diskutimeve u theksuan masat konkrete që tashmë janë në zbatim,përfshirë: Sistemin e brendshëm të menaxhimit të parregullsive; trajnimin e stafit për zbulimin e mashtrimeve dhe konflikteve të interesit; krijimin e një kanali të dedikuar për raportimin e rasteve të dyshimta; bashkëpunimin e ngushtë me Autoritetet Menaxhuese dhe strukturën AFCOS pranë Ministrisë së Financave.

Të dyja palët ritheksuan angazhimin e tyre të përbashkët për rritjen e transparencës, integritetit dhe llogaridhënies në administrimin e fondeve të BE-së në Shqipëri.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt garantimit të përdorimit të drejtë dhe të sigurt të ndihmës evropiane për zhvillimin e vendit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Peleshi takon Presidenten e Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në kuadër të diplomacisë parlamentare po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani, ku u prit…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi takon Presidenten e Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në kuadër të diplomacisë parlamentare po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani, ku u prit…