Rama: Përgjigjja më ekstreme ligjore ndaj agresorit të gjyqtarit Kalaja

Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për familjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ndërsa theksoi se agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon pa dyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit.


Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për familjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ndërsa theksoi se agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon pa dyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit.

Rama reagoi lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku është qëlluar me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja, i cili për pasojë ka humbur jetën. Nga të shtënat janë plagosur gjithashtu dy persona të tjerë, palë në një proces gjyqësor.

“Ngushëllime vëllazërore familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja dhe u prehtë në paqe”, u shpreh Rama.

Por kjo tragjedi, sipas Kryeministrit, “kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit”.

“Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojëra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme! Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë edhe një reflektim për lehtësinë me të cilën trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore”, u shpreh Rama.

Astrit Kalaja lindi në Shkodër dhe u diplomua në vitin 1993 në Fakultetin e Drejtësisë. Me një karrierë 32-vjeçare, Kalaja u emërua për herë të parë magjistrat në Shkodër, më 24 nëntor 1993. Në qershor të vitit 2004, deri në janar 2023, Kalaja ishte gjyqtar i Gjykatës së Apelit në qarkun Shkodër, derisa u emërua në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Në vitin 2019, Kalaja u konfirmua në detyrë, duke kaluar procesin e Vetting-ut. Në vitin 2022, gjyqtari u konfirmua në detyrë edhe nga KPA-ja. Kalaja u zgjodh edhe anëtar në Kolegjin Zgjedhor tri herë radhazi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…