Zjarret, Rama: Hartë të përditësuar të forcave në terren, ndërgjegjësim që në shkolla

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, është e domosdoshme që të përfshihet në procesin e përgatitjes për luftën kundër zjarreve që tani gjithë pjesa civile në qendër dhe në territor.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, është e domosdoshme që të përfshihet në procesin e përgatitjes për luftën kundër zjarreve që tani gjithë pjesa civile në qendër dhe në territor.

Në aktivitetin për kapitullin e ri të mbrojtjes civile nëpërmjet transformimit të Forcës zjarrfikëse dhe inovacionit në Farkë, ku mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, Rama u shpreh se, “është e pakrahueshme sot me çfarë ishte kur ne kemi filluar të gjitha këto përpjekje edhe situata e mjeteve, deri edhe situata e veshjeve”.

Rama solli shembullin e nivelit të mbështetjes që janë përballur emergjencat e viteve të para, kur u shpreh ai, “mundësitë tona financiare ishin shumë të kufizuara, kur kishim shumë borxhe për të larë, dhe kishim shumë gropa për të mbushur”.

“Sot kemi dalë nga gropat. Sot nuk kemi borxhe të prapambetura për t’i larë të shkuarës së mallkuar që trashëguam dhe sot ekonomia dhe rritja e të ardhurave na japin mundësinë që të kthejmë më shumë në drejtim të atyre që i shërbejnë atdheut në radhë të parë dhe në radhë të parë pastaj atyre që ndër shërbyesit e atdheut janë në frontet më të vështira dhe në frontet ku rrezikohet edhe jeta e njerëzve”.

Rama vlerësoi punën e jashtëzakonshme të zjarrfikësve në këtë vit që shtoi kryeministri “ka qenë viti më i vështirë që kemi pasur. Edhe ka qenë viti më i vështirë edhe për Evropën edhe për gjithë vendet tona fqinje rreth e rrotull”.

Kreu i qeverisë theksoi se, “është e domosdoshme që të përfshihet në këtë proces përgatitjeje që tani gjithë pjesa civile në qendër dhe në territor”.
Rama u shpreh se ka nisur puna për një reformë të prefekturave, por shtoi ai, “në të njëjtën kohë kjo kërkon, jo thjesht angazhimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të kapacitetit të prefekturave, por kjo kërkon angazhimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të kapaciteteve të bashkive dhe të njësive administrative”.

Kryeministri u shpreh se, “kur vjen momenti i përballjes, kur forcat zjarrfikëse, forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të cilat dua t’i vlerësoj në mënyrë të veçantë për rolin që patën këtë verë, forcat e tjera ushtarake dhe policore zbresin në fushë e shikojmë që nga ana e pushtetit vendor, nga ana e autoriteteve dhe e forcave të organizuara në lokalitete ka shumë konfuzion, ka pak koordinim, ka pak qartësi”.

Ndërkohë, shtoi Rama, “në Itali dijenia për rolin dhe për vendin ku e ke detyrën, duke qenë një përfaqësues i forcave civile në territor, në rast fatkeqësie natyrore, është e plotë”.

Pra, vijoi Rama, “kemi nevojë të rrisim këto kapacitete dhe kemi nevojë të forcojmë këtë koordinim”.

Rama u shpreh se, “Ministria e Brendshme duhet të përgatitet që të ketë një hartë të qartë të përditësuar të gjithë shpërndarjes së forcave dhe të të gjitha situatave që janë në territor dhe Emergjencat Civile nga ana tjetër, duhet të jenë në gjendje që t’iu ofrojnë të gjithë atyre që janë të angazhuar në territor këtë pasqyrë informacioni”.

Kryeministri u shpreh se “e rëndësishme është gjithë pjesa e shërbimit pyjor dhe pjesa e përfshirjes së shkollave në lidhje, jo vetëm me ndërgjegjësimin për çfarë na duhet të bëjmë ne sot që është një ditë e bukur me diell dhe që zjarret janë larg në horizont, por që do të vijnë shumë shpejt se vera do të vijë përsëri, në mënyrë që çdo ditë, duke bërë ato “punët e vogla” nëpër territoret e pyjeve të jemi më të përgatitur për momentin kur vjen zjarri”.

Për këtë arsye, shtoi ai, ‘do të angazhojmë dhe po punon ministrja e Arsimit edhe shkollat në këtë proces në bashkëpunim të ngushtë me strukturat tonë në territor të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit edhe patjetër të zjarrfikësve, që do të kenë edhe një komponent të edukimit, pra të vizitave nëpër shkolla, të demonstrimeve, të cilat janë nga një anë edhe argëtuese për fëmijët, tërheqëse për fëmijët, por nga an tjetër janë edhe informuese”.

Rama u shpreh se, “edhe nxënësit e shkollave të mesme duhet të përfshihen në këtë proces, por edhe më të vegjlit duhet të fillojnë të ndërgjegjësohen për domosdoshmërinë që të jemi të gjithë të qartë se me çfarë kemi të bëjmë. Është një armik i ri i njerëzve të planetit dhe i këtij planeti, ndryshimi i klimës dhe ngrohja gjithmonë e më shqetësuese globale”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali: Tekste falas për mbi 117 mijë nxënës të diasporës

Për të gjashtin vit radhazi, qeveria shqiptare ka mbështetur mësimin e gjuhës shqipe në diasporë dhe në komunitetet shqiptare jashtë…

Global 360

BM, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës

Më parë, Kanadaja u bë vendi i parë i G7-s, që bëri këtë veprim, e ndjekur nga afër nga Australia.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali: Tekste falas për mbi 117 mijë nxënës të diasporës

Për të gjashtin vit radhazi, qeveria shqiptare ka mbështetur mësimin e gjuhës shqipe në diasporë dhe në komunitetet shqiptare jashtë…