Rama: Rritje pagash për zjarrfikësit, sipas formulës së FA

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, zjarrfikësit do të përfshihen në formulën e rritjes së pagave të Forcave të Armatosura.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, zjarrfikësit do të përfshihen në formulën e rritjes së pagave të Forcave të Armatosura.

Në aktivitetin për kapitullin e ri të mbrojtjes civile nëpërmjet transformimit të Forcës zjarrfikëse dhe inovacionit në Farkë, ku mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, Rama u shpreh se, “zjarrfikëset do të kalojnë në një nivel tërësisht tjetër vëmendjeje, trajtimi dhe mbështetjeje”.

Rama u shpreh se, “zjarrfikësit do të përfshihen në formulën e rritjes së pagave të Forcave të Armatosura, të cilat sot janë dëshmitare të një rritjeje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të pagave, me synimin që në Shqipërinë 2030 ne të kemi një Forcë të Armatosur të republikës së Shqipërisë në mesataren e pagave të NATO-s”.

Rama theksoi se, është një synim shumë ambicioz, por plotësisht i realizueshëm.

Sot, vijoi kreu i qeverisë, “kemi Forcat e Armatosura më të mirëpaguara të rajonit, ndërkohë që kur e kemi nisur këtë proces kishim Forcat e Armatosura më të keqpaguara të kontinentit tonë”.

“Në këtë formulë do të fusim edhe zjarrfikësit, për të cilët do të bëjmë një rritje të vazhdueshme të pagës”, tha Rama.

“Është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme”, tha Rama.

Rama shtoi se, për të gjithë është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme edhe për punonjësit e policisë, por theksoi ai, “e vërteta është që ndaj zjarrfikësve kemi një borxh që nuk mund ta lëmë të thellohet, pasi ndërkohë që ata përballen me një sfidë kolosale, gjithmonë e më të madhe çdo stinë vere, pagat e tyre nuk i përgjigjen lartësisë së kësaj sfide”.

Rama u shpreh se nuk është vetëm çështje pagash, por shtoi ai, “është një plan i tërë për modernizimin e mëtejshëm dhe për rritjen e kapaciteteve të gjithë trupës tonë të zjarrfikësve”.

Kryeministri shprehu besim se, “ky vit deri në përballjen e ardhshme do të jetë kyç për të pasur një performancë shumë më të mirë në territor, ku jo vetëm shpirti i sakrificës, jo vetëm ndjenja e fuqishme e shërbimit, që i kanë karakterizuar për hir të së vërtetës të gjithë djemtë, edhe ndonjë vajzë, se kemi pak vajza tek zjarrfikësit për hir të së vërtetës, në këtë përballje, por edhe aftësitë teknike, mbështetja me teknologji, mbështetja me mjete të jenë në një nivel që rritet vit pas viti”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Papa Leone XIV pret kryeministrin Rama

Sot paradite papa Leone XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, publikoi sot Vatican News.

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Papa Leone XIV pret kryeministrin Rama

Sot paradite papa Leone XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, publikoi sot Vatican News.