Rama: Flotë dronësh për sinjalizimin e zjarreve dhe rimbjelljen e territorit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kapitullin e ri të mbrojtjes civile nëpërmjet transformimit të Forcës zjarrfikëse dhe inovacionit.


Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kapitullin e ri të mbrojtjes civile nëpërmjet transformimit të Forcës zjarrfikëse dhe inovacionit.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë u ndal tek përdorimi i teknologjisë në luftën me zjarret, ku theksoi se duhet të shtojmë ndjeshëm flotën e dronëve.

Rama tha se po merren me porositjen e dronëve me kamera termike për të monitoruar në kohë reale pyjet dhe për të kapur sa më shpejt sinjalin e zjarrit. Gjithashtu kreu i qeverisë tha se po vlerësohen dhe porositë për dronët që bëjnë mbjellje të territorit.

Rama njoftoi gjithashtu se së shpejti do të hapet fizikisht edhe Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë.

“Do të fuqizojmë flotën tonë. Së shpejti do të hapet edhe fizikisht, sepse është çelur si proces, Akademia e Forcave Ajrore dhe do të fillojë në Vlorë edhe përgatitja e pilotëve të rinj ashtu sikundër do të vazhdojnë të rriten kapacitete flotës. Jemi në një qendër që flet vet si është transformuar për të administruar flotën tonë të helikopterëve. Duhet të shtojmë në mënyrë të ndjeshme flotën e dronëve.

“Kemi përgatitur dhe jemi duke u marrë përditë qoftë me porositjen e dronëve me kamera termike për të monitoruar në kohë reale pyjet dhe për të kapur sa më shpejt sinjalin e zjarrit dhe jemi duke vlerësuar porositë për dronët që bëjnë mbjellje, pasi duhet të mendojmë menjëherë për ripërtëritjen e territoreve që digjen nga zjarret. Nuk harroj dhe nevojën që ta pasurojmë flotën tonë ajrore edhe me avionët zjarrfikës hap pas hapi. Kemi nevojë dhe kemi filluar punën për sistemet e hershme të alarmit duke krijuar qendrat e kontrollit për reagim të shpejtë me mjetet tokësore”, tha Rama.

Rama tha se lufta me zjarret është një luftë e vërtetë që kërkon durim dhe forcë dhe që në këtë front të gjerë të gjithë duhet të bëjnë detyrën.

Rama theksoi më tej se “arsyeja pse jemi këtu është për të dhënë një sinjal të qartë sot zjarret janë në horizont, por koha deri kur të përballemi me to është e çmuar dhe nuk është e gjatë është e shkurtër çdo ditë, sipas detyrave në këtë front të gjerë të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë”.

“Do të bëjmë punën tonë, pasi kemi mundësi, jo të ndalojmë zjarret, por të punojmë për të zvogëluar sadopak dëmin e paevitueshëm që ato bëjnë. Për arsye të kësaj sfide e kam ndjekur dhe personalisht të gjithë procesin e masave dhe të ndërhyrjeve që kanë bërë disa vend të tjera, duke filluar nga Greqia e cila ka bërë investime masive në të gjitha drejtimet për të rritur rezistencën dhe ulur nivelin e dëmit, tek Italia, apo tek ndonjë vend në rajon dhe megjithatë kur vjen puna tek sezoni i zjarreve e shohim sa e vështirë është. BE po ashtu ka bërë shumë investime tek sistemi përbashkët i mbrojtjes, por humbjet e këtij viti kanë qenë humbjet më të mëdha historike në pyje, në njerëz, bagëti e më radhë.

“Është një luftë e vërtetë që kërkon shumë durim dhe forcë, ndërkohë që teknologjia vazhdon të prodhojë dronë inteligjentë për të kapur më shpejt sinjalin”, tha Rama.

Të pranishëm në këtë aktivitet që u zhvillua Bazën Ajrore të Farkës ishte edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.9

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, se Shqipëria tregoi me afganët se madhësia e shpirtit nuk…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, se Shqipëria tregoi me afganët se madhësia e shpirtit nuk…