Rama: Nuk do të lejohet futja e njerëzve në apartamente të pahipotekuara

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se nuk do të lejohet më futja e njerëzve në apartamentet e reja, pa u pajisur më parë me hipotekë.


Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se nuk do të lejohet më futja e njerëzve në apartamentet e reja, pa u pajisur më parë me hipotekë.

Në një konferencë për shtyp, Rama prezantoi një paketë masash ligjore që synojnë forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit si edhe ndëshkimin e ndërtimtarisë së paligjshme.

Kryeministri detajoi disa prej këtyre masa që mbrojnë direkt qytetarët.

“Kemi detyrimin për dhënien e certifikatës së përdorimit nga autoritetet përgjegjëse të zhvillimit të territorit vetëm pas konfirmimit të aktit të kontrollit nga njësia e vetëqeverisjes vendore, që përfshin edhe përfundimin sipas lejes së ndërtimit të fasadave, rifiniturave dhe sistemit të jashtëm në përputhje me projektin arkitektonik të miratuar”, tha Rama.

Po ashtu, Rama bëri të ditur se për ndërtimet e reja është shtuar edhe detyrimi që uji dhe dritat lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit.

“Arsyeja pse njerëzit mbeten pa hipotekë është se ndërtuesit nuk respektojnë të gjithë parametrat e lejes së ndërtimit. Mbikëqyrja nga ana e bashkive është konstatuar të jetë jashtëzakonisht e dobët, gjë që kthen drejtpërdrejt në viktimë atë që është në fakt jo vetëm i pafajshëm, por që është edhe i zoti i investimit, qytetari që ka paguar për të pasur një shtëpi”, tha Rama.

Nga ana tjetër, Kryeministri theksoi se nuk do të lejohet më që në godinat apo pallatet pa certifikatë përdorimi të lidhen ujë dhe drita.

“Nuk do lejohen më që të merren njerëzit, të futen në apartamente pa u përfunduar ashtu si duhet objekti dhe pa u pajisur njerëzit me hipotekë. Futen në apartamente, janë në shtëpinë që e kanë paguar me gjithë kursimet e tyre, por nuk janë pronarë në letra”, tha Rama.

Kryeministri e konsideroi këtë të papranueshme dhe të patolerueshme më tej.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…