Rama: Kush ndërton më shumë do të mbjellë më shumë pemë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se në raport me sipërfaqen e ndërtuar, subjektet ndërtuese kanë detyrimin ligjor të dorëzojnë pemë në fondin e gjelbër.


Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se në raport me sipërfaqen e ndërtuar, subjektet ndërtuese kanë detyrimin ligjor të dorëzojnë pemë në fondin e gjelbër.

Kjo është një tjetër masë e përcaktuar tashmë me ligj, që i detyron ndërtuesit të plotësojnë këtë detyrim.

Rama sqaroi se krijimi i fondit të gjelbër përcakton detyrimin që subjektet ndërtuese të garantojnë një sasi të caktuar pemësh në raport me sipërfaqen e ndërtimit dhe rregullat e posaçme për krijimin e këtij fondi do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

“Nëse një subjekt ndërtues është pajisur me një leje ndërtimi për një objekt me një sipërfaqe 5 mijë metra katrorë, me këtë masë të re në ligj i lidhet menjëherë detyrimi për të garantuar një numër të caktuar pemësh në raport me sipërfaqen që do të ndërtojë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ky është një plan që është përpunuar dhe në funksion të tij do të krijohen fidanishtet publike në pjesë të ndryshme të territorit.

“Në ato fidanishte subjektet do të sjellin pemët. Nuk do të jetë më historia që ‘unë do të mbjell dhe shikojeni’. Do të ketë një katalog për pemët, do të jenë parametrat e përcaktuara dhe subjektet do të dorëzojnë pemët. Kush ndërton më shumë, do të mbjellë më shumë pemë”, theksoi Kryeministri.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Papa Leone XIV pret kryeministrin Rama

Sot paradite papa Leone XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, publikoi sot Vatican News.

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Papa Leone XIV pret kryeministrin Rama

Sot paradite papa Leone XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, publikoi sot Vatican News.