Rama nga samiti i Komunitetit Politik Europian në Kopenhagen: Krenar për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në takimin e shtatë të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen të Danimarkës që bashkon 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në takimin e shtatë të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen të Danimarkës që bashkon 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti.

Pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë në 16 maj 2025, sot rrugëtimi vijoi në Kopenhagen, ku Danimarka organizoi takimin e radhës.

Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale momente nga punimet e këtij samiti, teksa bisedon me liderët pjesëmarrës si presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez etj.

“Krenar për Shqipërinë”, shkruan Rama, krahas fotove.

Samiti i Komunitetit Politik Europian kishte në fokus situatën e përgjithshme të sigurisë në Evropë. Në qendër të diskutimeve ishte forcimi i mbështetjes për Ukrainën, gjendja e sigurisë në Europë si dhe mënyrat për ta bërë kontinentin më të fortë e më të sigurt përballë sfidave gjeopolitike aktuale.

Pasditen e djeshme, Kryeministri Rama u prit në Kopenhagë, nga Madhëria e Tij, mbreti Frederiku X i Danimarkës, dhe Madhëria e Saj, mbretëresha Margrethe II, në Pallatin Amalienborg.

Kryeministri Rama ishte i pranishëm dje edhe në darkën e mikpritjes në pallatin Amalienborg, së bashku me liderë të tjerë evropianë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…