Bergner: Gjermania rikonfirmon mbështetjen për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, vlerësoi përparimin e vendit në procesin e integrimit evropian dhe rikonfirmoi angazhimin e Gjermanisë për të mbështetur Shqipërinë në këtë rrugëtim.


Në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, vlerësoi përparimin e vendit në procesin e integrimit evropian dhe rikonfirmoi angazhimin e Gjermanisë për të mbështetur Shqipërinë në këtë rrugëtim.

Në mesazhin e tij, ambasadori theksoi se Gjermania qëndron fort pranë Shqipërisë, si një partner afatgjatë, duke mbështetur reformat kyçe, forcimin e institucioneve, shoqërinë civile dhe luftën kundër korrupsionit. Ai përshëndeti përparimin e bërë, veçanërisht hapjen e pesë grup-kapitujve në negociatat për anëtarësim në BE, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të reformave për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë dhe evropianë.

“Qytetarët shqiptarë presin bashkëpunim konstruktiv në parlament, drejtësi të pavarur dhe një luftë të vazhdueshme kundër korrupsionit”, u shpreh ambasadori, duke vlerësuar veçanërisht punën e SPAK dhe gjyqtarëve që, siç tha ai, “i rezistojnë presionit publik dhe mbrojnë shtetin ligjor”.

Bergner vuri në dukje edhe mbështetjen e Gjermanisë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, nëpërmjet projekteve të GIZ dhe KfW, si dhe angazhimin për të ndihmuar shtresat më të prekura dhe bizneset e vogla në zonat rurale. Me një bashkëpunim që zgjat prej 37 vitesh, Gjermania mbetet donatori dypalësh më i madh dhe më jetëgjatë në vend.

Një tjetër fokus është turizmi i qëndrueshëm, ku ambasadori përmendi me entuziazëm pjesëmarrjen mbresëlënëse të Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, që sipas tij, tregoi potencialin e jashtëzakonshëm të vendit.

Duke folur për sigurinë dhe integrimin evropian, ambasadori theksoi se vendet që synojnë anëtarësimin në BE duhet të ndajnë vlerat e përbashkëta të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut – një parakusht thelbësor për një zgjerim të suksesshëm të Unionit.

Gjermania, si partner strategjik i Shqipërisë, do të vijojë të ofrojë mbështetje të gjithanshme nga infrastruktura, te arsimi profesional, energjia, menaxhimi i burimeve ujore dhe deri te lufta kundër ndryshimeve klimatike.

Në mbyllje të mesazhit të tij, ambasadori ftoi qytetarët të marrin pjesë në Javën e Kulturës Gjermane, që nis më 3 tetor në Pazarin e Ri në Tiranë, me një festë në ambient të hapur që do të përfshijë muzikë, film, kulturë, dhe atmosferë tradicionale të Oktoberfest-it.

Burimi ATSH

Rama për “Jerusalem Post”: Antisemitizmi kërcënon të gjithë njerëzimin

Në Jeruzalem javën e kaluar, kryeministri Edi Rama i zgjodhi fjalët e tij me kujdes dhe i zgjodhi ato sipas…

Global 360

Premiera e filmit “Melania” bashkon Kosovën me ekranet e botës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar premierën botërore të filmit “Melania” si një ngjarje të veçantë kulturore, e cila…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama për “Jerusalem Post”: Antisemitizmi kërcënon të gjithë njerëzimin

Në Jeruzalem javën e kaluar, kryeministri Edi Rama i zgjodhi fjalët e tij me kujdes dhe i zgjodhi ato sipas…