Marrëveshja me “Politeknikun”, Rama: Praktikat e paguara të punës për studentët, ura mes universiteteve dhe shtetit

Kryeministri Edi Rama theksoi sot rëndësinë e krijimit të urave të reja të bashkëpunimit për të orientuar studentët drejt tregut të punës.


Kryeministri Edi Rama theksoi sot rëndësinë e krijimit të urave të reja të bashkëpunimit për të orientuar studentët drejt tregut të punës.

I pranishëm në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe Universitetit Politeknik të Tiranës, Kryeministri vlerësoi se ky është një hap për mbështetjen dhe përgatitjen e studentëve përmes praktikave të paguara të punës, me qëllim aftësimin e tyre profesional, si dhe njohjen nga afër në terren me të gjitha proceset e zhvillimit të infrastrukturës.

Rama tha se “tashmë jemi në një moment të rëndësishëm në rrugën e thellimit të bashkëpunimit mes qeverisë dhe universitetit”.

“Qysh kur ne e shpallëm ‘Paktin për Universitetin’, procesi i ndërveprimit me universitetin sipas fushave ka njohur zhvillime të vazhdueshme. Eksperienca na ka mësuar që në këto bashkëpunime me fakultete të ndryshme ka shumë për të mësuar, por njëkohësisht ka gjithmonë më shumë për të bërë”, tha Rama.

Programi i sotëm, sipas Kryeministrit, është shprehje e këtij fakti. Por njëkohësisht, Kryeministri tha se “përtej këtij programi i cili do të mundësojë rekrutimin për një praktikë të veçantë për një numër studentësh të këtij universiteti do të shkohet edhe më tutje”.

“Duam që të artikulojmë edhe më shumë programe të posaçme të kësaj natyre për t’i dhënë mundësi të gjithë atyre që studiojnë në universitete që të fillojnë të materializojnë një perspektivë të së nesërmes pa mbaruar ende studimet”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se synimi është që studentët të përfshihen në praktika pune, të cilat u hapin atyre këtë perspektivë dhe u sigurojnë informacion të domosdoshëm lidhur me si mund të bëhen pjesë e përhershme e trupave të ndryshme që operojnë në funksion të interesave të shtetit shqiptar.

“Nga ana tjetër, edhe për të krijuar ura dhe kanale të reja bashkëpunimi në mënyrë që investimet dhe mbështetja e drejtpërdrejtë e qeverisë për universitetin të shkojë në funksion të përfitimit të ndërsjellë. Pra, ajo që universiteti përfiton të materializohet në jetën konkrete të studentëve dhe ajo që shteti investon të materializohet në impaktin që këta studentë kanë në rritjen e cilësisë së punës në strukturat e posaçme shtetërore”, shtoi Rama.

Kryeministri bëri të ditur se praktikat e punës tanimë janë bërë rutinë dhe çdo vit ka një numër të konsiderueshëm studentësh, të cilët kanë mundësinë të shfrytëzojnë këto praktika pune për të realizuar këtë tranzicion midis universitetit dhe frontit të punës në jetën e përditshme.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, se Shqipëria tregoi me afganët se madhësia e shpirtit nuk…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, se Shqipëria tregoi me afganët se madhësia e shpirtit nuk…