Proda: Forcimi i bashkëpunimit me organizatat partnere, domosdoshmëri për të luftuar krimin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, gjatë ditëve të Konventës së Shefave të Policisë Evropiane (EPCC) të vitit 2025, që u mbajt në Holandë, zhvilloi një sërë takimesh me delegacionet pjesëmarrëse në këtë konventë.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, gjatë ditëve të Konventës së Shefave të Policisë Evropiane (EPCC) të vitit 2025, që u mbajt në Holandë, zhvilloi një sërë takimesh me delegacionet pjesëmarrëse në këtë konventë.

Pas takimit të frytshëm me Drejtoreshën e Europolit, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, u takua me delegacionin amerikan në Europol, që kryesohej nga Julia P. Sweeney, zv/ndihmëse Sekretare dhe Ndihmës Drejtore e Shërbimit Diplomatik të Sigurisë për Operacionet.

Po ashtu, Proda zhvilloi takime me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Kolumbiane; me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Spanjolle; me Drejtorin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe si dhe me përfaqësues të Policisë Japoneze.

Gjatë takimeve, Drejtor Proda u fokusua te forcimi i bashkëpunimit për shkëmbimin e informacionit në kohë reale dhe pa rezerva, si dhe te intensifikimi i operacioneve kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar.

Ai njohu delegacionin amerikan dhe homologët me prioritetet e tij në drejtimin e Policisë së Shtetit, duke theksuar se një nga objektivat kryesorë është thellimi i bashkëpunimit ndërkombëtar me partnerët strategjikë, policitë homologe dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, si mundësia më e mirë për sukses ndaj sfidave me të cilat përballen strukturat policore në të gjithë botën.

“Policia e Shtetit, kohët e fundit, ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe besueshmëri përgjatë qindra operacioneve të zhvilluara me partnerët dhe në koordinim nga Europol, Interpol dhe organizatat e tjera ligjzbatuese që merren me çështjet policore. Te Policia e Shtetit shqiptar do të gjeni përherë dëshirë për bashkëpunim dhe angazhim maksimal për të shtuar skuadrat e përbashkëta hetimore dhe ato operacionale, sepse vetëm duke bashkëpunuar pa rezerva, ne i bëjmë një shërbim të madh dhe të vyer qytetarëve dhe sundimit të ligjit”, u shpreh ai gjatë takimeve.

Zyrtarët amerikanë dhe përfaqësuesit e delegacioneve vlerësuan gatishmërinë dhe angazhimin e tij personal për një bashkëpunim pa rezerva mes Policisë së Shtetit dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ata e siguruan se edhe në të ardhmen ky bashkëpunim do të thellohet, pasi tashmë Policia e Shtetit ka fituar besueshmërinë e partnerëve dhe ka treguar profesionalizëm e angazhim maksimal në operacionet dhe hetimet e përbashkëta, sepse krimet janë globale dhe është domosdoshmëri bashkëpunimi.

Gjithashtu, gjatë takimeve, Proda theksoi se është një mundësi e mirë, në interes të forcimit të bashkëpunimit dhe të zbatimit të ligjit, që Europol të koordinojë operacionet dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet policive të vendeve anëtare të BE-së, në luftën kundër migracionit të paligjshëm, me qëllim identifikimin dhe goditjen e grupeve kriminale, kudo që ato ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Burimi ATSH

Rama në spitalin e Lezhës: Problem menaxhimi, autonomia financiare bazë motivuese

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot Spitalin e ri Rajonal të Lezhës ku zhvilloi një bisedë me drejtuesit e bluzave të…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në spitalin e Lezhës: Problem menaxhimi, autonomia financiare bazë motivuese

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot Spitalin e ri Rajonal të Lezhës ku zhvilloi një bisedë me drejtuesit e bluzave të…