Hoxha dhe Pirdeni me studentët në Durrës: E pandalshme rruga e Shqipërisë drejt BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni zhvilluan një takim me nxënës të gjimnazit “Naim Frashëri” dhe studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, në kuadër të turit kombëtar “BE dhe Ti: Europa Fillon Këtu”.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni zhvilluan një takim me nxënës të gjimnazit “Naim Frashëri” dhe studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, në kuadër të turit kombëtar “BE dhe Ti: Europa Fillon Këtu”.

Ky aktivitet synon të fuqizojë dialogun mes institucioneve dhe të rinjve, si pjesë e angazhimit për të ndërtuar një të ardhme europiane për Shqipërinë.

Gjatë takimit, të rinjtë shprehën interes të madh mbi reformat, pritshmëritë dhe avantazhet e integrimit europian, si dhe mbi mënyrën se si mund të kontribuojnë në përmirësimin e imazhit të vendit.

Ministrat Hoxha dhe Pirdeni iu përgjigjën pyetjeve të tyre, duke theksuar se roli i të rinjve është vendimtar në procesin e reformave dhe në forcimin e vizionit për një Shqipëri moderne, demokratike dhe europiane.

Ai nënvizoi rëndësinë e energjisë, vizionit dhe angazhimit të brezit të ri si garanci për një të ardhme europiane të pakthyeshme.

“Ishim të lumtur t’u përgjigjeshim interesit të gjallë dhe pyetjeve të tyre fort të menduara mbi reformat, pritshmëritë, avantazhet dhe imazhin e Shqipërisë, si dhe rolin e tyre në ndërtimin e një Shqipërie moderne dhe europiane, duke dëshmuar pjekuri, qartësi dhe ambicie”, theksoi Hoxha.

Hoxha u shpreh, se dialogu me të rinjtë është pjesë e strategjisë së institucioneve për të rritur njohuritë e tyre mbi Bashkimin Europian dhe për t’i përfshirë aktivisht në proceset vendimmarrëse dhe në promovimin e vlerave demokratike.

“Ky takim konfirmoi edhe një herë se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pandashme nga energjia, vizioni dhe angazhimi i të rinjve, një garanci e fortë për një të ardhme europiane të pakthyeshme për vendin tonë”, nënvizoi ministri Hoxha.

Ky takim ishte është një nga aktivitetet kryesore të turit “BE dhe Ti: Europa Fillon Këtu”, i cili do të vazhdojë të vizitojë qytete të ndryshme në Shqipëri, duke sjellë afër të rinjtë me përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve europiane, për të diskutuar mbi sfidat, mundësitë dhe pritshmëritë e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Burimi ATSH

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit…