Zgjedhjet në Tiranë, Rama: Manastirliu ka mbështetjen e plotë të PS, rivalët garojnë për të humbur

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherazi kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot një takim me deputetë të qarkut Tiranë si dhe ministrat e qeverisë


Kryetari i Partisë Socialiste, njëherazi kryeministri Edi Rama, po zhvillon sot një takim me deputetë të qarkut Tiranë si dhe ministrat e qeverisë.

Në takim është dhe deputetja Ogerta Manastirliu, e cila është propozuar nga kryesocialisti Edi Rama si kandidate për bashkinë e Tiranës nga radhët e PS.

Takimi, i cili po zhvillohet në selinë e PS, ka në fokus përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, pas vendimit të marrë të martën pasdite nga këshilli bashkiak i Tiranës, që propozon shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për mungesë në detyrë të paktën për tre muaj.

Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama nënvizon se ka ardhur momenti të adresohet boshllëku i lënë në Tiranë nga arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Tema jonë, si palë përgjegjëse për mbarëvajtjen e punëve në këtë vend është që të adresojmë pa humbur kohë boshllëkun përditë e më të dëmshëm në krye të Bashkisë së Tiranë”, tha Rama.

“Tirana nuk mund të gdhihet dhe të ngryset pafundësisht si një trup pa kokë dhe qytetarët e Tiranës nuk mund të bashkëjetojnë pafundësisht me një bashki koke këputur e cila duke mos pasur një të zgjedhur në krye të saj nuk mund ta ketë as legjitimitetin demokratik për t’i udhëhequr drejt të ardhmes”, shton Rama.

“Tema jonë si PS, është se sot krahas të gjitha punëve të tjera të nisim punët për zgjedhjet e reja në Tiranë ku me kandidaten e duhur, dhe patjetër dhe me organizmin dhe mbështetjen e duhur do të marrim rezultatin e duhur për t’i dhënë lokomotivës së Shqipërisë, shpejtësinë e duhur për Tiranën 2030 në Shqipërinë 2030”, shtoi Rama.

“Më vjen shumë mirë siç edhe ju të gjithë e keni konstatuar, kandidatura e Ogertës ka gjetur mbështetjen e plotë të familje sonë të madh politikë ku të gjithë çmojnë kandidaten tonë për Tiranën, dhe janë të gjithë të një mendje se është radha e saj ta udhëheqë Tiranën me ambicione qetësinë që e ka karakterizuar gjithnjë në të gjitha detyrat që ka pasur tani”, thekson Rama.

“Aq e fortë është mbështetja e PS ndaj Ogertës saqë është krejt pa inertes se cilët do të jenë kandidatët e saj rival të cilët do të hyjë në garë të humbur, por do të dalin nga gara edhe më të humbur. Edhe në anketimin që kemi bërë enkas është shumë e qartë që shumica e qytetarëve nuk e kanë gjëkundi mendjen tek ndonjë rival i PS-së, po e kanë mendjen me plot të drejtë hallin tek problematikat që kërkojnë adresim dhe zgjidhje nga bashkia e Tiranës”, u shpreh Rama.

Më herët sot, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim edhe me nënkryetarët e bashkisë së kryeqytetit, të cilët do të menaxhojnë bashkinë deri në zgjedhjet e ardhshme.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali: Bashkimi Evropian duhet t’ia heqë sanksionet Kosovës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali tha sot se Bashkimi Evropian duhet t’ia heqë sanksionet Kosovës, ndërsa…

Global 360

BM, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës

Më parë, Kanadaja u bë vendi i parë i G7-s, që bëri këtë veprim, e ndjekur nga afër nga Australia.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali: Bashkimi Evropian duhet t’ia heqë sanksionet Kosovës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali tha sot se Bashkimi Evropian duhet t’ia heqë sanksionet Kosovës, ndërsa…