Rama në Vjenë: Po çelim kapitujt e negociatave me shpejtësi, kombinim i meritës sonë dhe qasjes së re të BE-së

I pranishëm në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri” që po zhvillon punimet në Vjenë me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga mbi 25 vende të botës, Rama informoi të pranishmit mbi ecurinë e procesit të integrimit në Bashkimin Europian.


Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian ka përparuar shumë, ndërsa kapitujt e negociatave për anëtarësim po çelen me një shpejtësi që nuk është parë më parë.

I pranishëm në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri” që po zhvillon punimet në Vjenë me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga mbi 25 vende të botës, Rama informoi të pranishmit mbi ecurinë e procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

“Jemi në një proces që ka përparuar shumë. Po çelen kapituj e negociata me shpejtësi që nuk është parë ndonjëherë më parë gjatë procesit të anëtarësimit”, tha Rama.

E gjitha kjo, sipas Kryeministrit, “është një kombinim i meritës sonë dhe qasjes së re të BE-së kundrejt zgjerimit, për shkak të luftës në Ukrainë, që e ka tronditur fort Europën”.

“Lufta në Ukrainë i ka përçuar BE-së mesazhin se rëndësia gjeopolitike e Europës së bashkuar është esenciale. Për shkak të asaj që ka bërë Putini jemi aktualisht në një proces tejet të intensifikuar të anëtarësimit dhe jam shpresëplotë që do të ndodhë herët, më shumë se vonë”, tha Rama.

Ndërkohë, Rama u shpreh se plani me të cilin është rënë dakord me Komisionin Europian është përfundimi i pjesës teknike dhe të gjitha bisedimeve në fund të vitit 2027.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Papa Leone XIV pret kryeministrin Rama

Sot paradite papa Leone XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, publikoi sot Vatican News.

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Papa Leone XIV pret kryeministrin Rama

Sot paradite papa Leone XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, publikoi sot Vatican News.