Rama: Duhet të bëjmë maksimumin për të mos e humbur mundësinë historike të anëtarësimit në BE

Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se Shqipëria ndodhet sot në një moment shumë më të avancuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, krahasuar me të shkuarën, kur perceptimi i përgjithshëm ishte se kjo ëndërr nuk do të bëhej realitet.


Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se Shqipëria ndodhet sot në një moment shumë më të avancuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, krahasuar me të shkuarën, kur perceptimi i përgjithshëm ishte se kjo ëndërr nuk do të bëhej realitet.

Nga Viena, ku mori pjesë në konferencën “Shqipëria, horizonti i ri”, Rama theksoi se ndonëse mund të ketë sfida në procesin e ratifikimit, vendi ynë është në një pozitë shumë më të favorshme se më parë.

Ai shtoi se nuk duhet ta shohim procesin si një garë me vendet e tjera të rajonit, por si një mënyrë për të përmbushur detyrat tona, njësoj siç kemi vepruar edhe kur ishim shumë prapa dhe askush nuk besonte se do të arrinim të hynim në BE.

“Kam parë edhe të tjerë që ishin pararojë. Ishte Maqedonia. Tani quhet Maqedonia e Veriut.
Nuk është kurrkund në atë hartë. Pastaj ishte Serbia. Tani nuk është askund. Shqipëria konsiderohej si: ndonjë ditë kushedi, por jo për sa të jemi gjallë. Por tani jemi shumë më përpara. Nuk duhet të mendojmë në kuptimin e konkurrencës me vendet e tjera. Duhet ta mendojmë si mënyrë për të bërë punën tonë dhe këtë në fakt mendonim edhe kur ishim shumë mbrapa, kur askush nuk mendonte se ne do të hynim sa ishim gjallë. Këtë duhet të vazhdojmë të bëjmë”, theksoi ai.

Kryeministri u shpreh se shanset janë të mëdha për shkak të kontekstit aktual, ku gjithë “yjësia” është rreshtuar në favorin tonë si asnjëherë më parë.

Megjithatë, theksoi ai, me Bashkimin Evropian nuk i dihet kurrë, ndaj duhet të bëjmë maksimumin për të mos e humbur këtë mundësi historike.

Ai vuri në dukje se edhe Mali i Zi ka një shans shumë të mirë dhe shprehu besimin që edhe vendet e tjera të rajonit do të ecin përpara në rrugën drejt integrimit.

Rama solli në vëmendje rastin e Maqedonisë së Veriut dhe vështirësitë që ajo ka hasur në procesin e negociatave për shkak të bllokimeve nga Bullgaria, e cila, sipas tij, vepron për interesa të brendshme politike.

Ai e cilësoi këtë si një pengmarrje politike dhe një sjellje hipokrite që nuk i shërben as BE-së dhe as procesit të zgjerimit.

Sipas tij, është e papranueshme që një vend anëtar të bllokojë bisedimet për një çështje dypalëshe, kur në fakt këto bisedime duhet të lejohen të ecin përpara dhe vendimi të merret në fund të procesit.

Do të ishte më së miri, nënvizoi Rama, që të gjitha vendet e rajonit të anëtarësoheshin në BE. /j.p/

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, se Shqipëria tregoi me afganët se madhësia e shpirtit nuk…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, se Shqipëria tregoi me afganët se madhësia e shpirtit nuk…