Bergner: Lufta kundër pastrimit të parave, pjesë e themeleve të pranimit në BE

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Karl Bergner, u shpreh se lufta e Shqipërisë kundër flukseve të paligjshme financiare dhe pastrimit të parave, mbetet thelbi i procesit të pranimit në Bashkimin Evropian.


Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Karl Bergner, u shpreh se lufta e Shqipërisë kundër flukseve të paligjshme financiare dhe pastrimit të parave, mbetet thelbi i procesit të pranimit në Bashkimin Evropian.

Në aktivitetin për prezantimin e fazës së dytë të projektit, “European Union for Law Enforcement in Albania” (EU4LEA II), ambasadori Bergner theksoi rëndësinë që ka ky projekt për shtetin ligjor dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në eventin ku morën pjesë ambasadorët e vendeve që mbështesin programin, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe përfaqësues të agjencive ligjzbatuese, Bergner tha se “Gjermania është krenare që në kuadër të këtij projekti do të vazhdojë mbështetjen e saj shumëvjeçare për autoritetet ligjzbatuese të Shqipërisë”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori Bergner theksoi luftën kundër flukseve të paligjshme financiare dhe pastrimit të parave, e cila është pjesë e thelbit të panegociueshëm, “themeleve” të procesit të pranimit në BE.

“Mbështetja jonë për EU4LEA II synon të ndihmojë Shqipërinë të përmbushë kërkesat e larta në këtë fushë”, tha Bergner.

“Flukset e paligjshme financiare nuk janë vetëm një sfidë kombëtare, por edhe globale, të cilën bashkësia ndërkombëtare duhet ta adresojë së bashku. Ato janë një terren pjellor për krimin e organizuar. Për të çmontuar këto rrjete, ne duhet të ndjekim paratë”, vijoi ai.

Sipas Bergner, objektivat kryesore të projektit në këtë fushë përfshijnë mbështetje për Agjencinë e Inteligjencës Financiare, ngritja e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve, si edhe përdorimin e teknologjisë dhe instrumenteve inovative për të zbuluar aktivitetet kriminale.

Në fazën e parë, projekti kontribuoi në rritjen e qëndrueshmërisë institucionale dhe efektivitetin e luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë, duke kombinuar harmonizimin ligjor, zhvillimin e kapaciteteve, inovacionin teknologjik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Në fazën e dytë, objektivat konsiderohen ambicioze, por thelbësore për të ardhmen e vendit.

Burimi ATSH

Rama: Rritja e të ardhurave buxhetore, në nivel historik

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se një tregues i rëndësishëm i fazës ku ndodhet sot ekonomia shqiptare është edhe…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Rritja e të ardhurave buxhetore, në nivel historik

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se një tregues i rëndësishëm i fazës ku ndodhet sot ekonomia shqiptare është edhe…