Rama: Përdorim i inteligjencës artificiale në Shëndetësi, hapim Universitet Mjekësor në Fier

Kryeministri Edi Rama renditi sot disa prej projekteve madhore që synohet të zbatohen në sistemin shëndetësor gjatë këtij mandati, ndër të cilat edhe krijimi i një spitali ekselence që të ofrojë shërbime për turizmin shëndetësor.


Kryeministri Edi Rama renditi sot disa prej projekteve madhore që synohet të zbatohen në sistemin shëndetësor gjatë këtij mandati, ndër të cilat edhe krijimi i një spitali ekselence që të ofrojë shërbime për turizmin shëndetësor.

Gjatë prezantimit të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, Kryeministri theksoi se “janë dy shtylla të rëndësishme mbi të cilat do të mbështetemi, si krijimi i mëtejshëm dhe zgjerimi i aleancave me ekselencat ndërkombëtare dhe futja me përparësi e inteligjencës artificiale në sistemin tonë shëndetësor”.

“Në aspektin e parë kemi hapur tanimë një trase dhe këtu në territoret e QSUT-së kemi firmosur edhe një marrëveshje me një nga ekselencat italiane dhe europiane, qoftë për administrimin e QSUT-së ashtu edhe për universitetin, pasi duam të krijojmë një sinergji mes universitetit “Vita e salute” dhe me universitetit tonë të Mjekësisë”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri solli në vëmendje se ka nisur një bashkëpunim i drejtpërdrejtë për spitalin Onkologjik me një nga spitalet më të mrië të botës, numri 8 në botë, spitali “Sheba” në Izrael.

Kryeministri bëri të ditur se “duam të shkojmë më tutje me hapjen e universitetit të ri Mjekësor në Fier, pranë Spitalit Memorial”.

“Duam të shkojmë më tutje edhe me ndërtimin e një spitali ekselence që të ofrojë dhe shërbime si pikë referimi të turizmit shëndetësor dhe që të jetë në gjendje të përballojë kërkesat shumë të larta sidomos përgjatë sezonit veror për shërbimin spitalor”, shtoi Rama.

Nga ana tjetër, Kryeministri informoi se qeveria është në diskutime për të lidhur një partneritet strategjik me një ndër kompanitë më të mirënjohur në fushën e inteligjencës artificiale në shërbim të shëndetësisë.

“Praktikisht është i vetmi ‘unicorn’ në shëndetësi që deri tani ka Mbretëria e Bashkuar. Të gjitha këto dhe të tjera sigurisht që do të jenë në fokusin e ministres së re”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Kemi mbajtur duart larg vendimmarrjeve të prokurorëve dhe gjykatësve, garantojmë pavarësinë

Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e garantimit dhe konsolidimit të pavarësisë së sistemit gjyqësor, ndërsa solli në vëmendje “vendimin…

Global 360

Rutte: Shqipëria ka mbështetjen e NATO-s

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Kemi mbajtur duart larg vendimmarrjeve të prokurorëve dhe gjykatësve, garantojmë pavarësinë

Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e garantimit dhe konsolidimit të pavarësisë së sistemit gjyqësor, ndërsa solli në vëmendje “vendimin…