Rama: Prefekturat jo ca fole që shpërndajnë paga, reformë që të bëhen forcë e shtuar

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot ndërmarrjen e një reforme për prefekturat, të cilën sipas tij, “do ta bashkudhëheqë në konceptim ministrja e Punëve të Brendshme dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor”.


Kryeministri Edi Rama njoftoi sot ndërmarrjen e një reforme për prefekturat, të cilën sipas tij, “do ta bashkudhëheqë në konceptim ministrja e Punëve të Brendshme dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor”.

Gjatë prezantimit të ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, kryeministri Rama u ndal te funksionimi i prefekturave.

“Jo rastësisht jam këtu edhe me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor. Dimensioni i pushtetit vendor në punët e brendshme, po të lexojmë legjislacionin, është i gjerë, por po të shikojmë realitetin është shumë i mangët dhe prefekturat sot janë institucione që e kanë humbur peshën, kanë humbur kuptimin”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se na duhet një reformë për prefekturat dhe duhet sa më parë të nxjerrim konkluzionin: A na duhen prefekturat, apo nuk na duhen fare.

“Nëse na duhen prefekturat, çfarë forme duhet të kenë prefekturat? Si prefekturat duhet të bëhen një forcë e shtuar, një vlerë e shtuar në gjithë rrjetin e drejtimit dhe administrimit të punëve të brendshme dhe jo ca fole që shpërndajnë paga dhe impakti i të cilave në punët e brendshme është afër zeros”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se “ndarja është shumë e qartë për sa i përket punëve të brendshme qoftë në ligjin shqiptar, qoftë në praktikën europiane, por ligji nuk mund të mbetet në letër”.

“Po t’i referohesh inventarit të politikave dhe të strategjive të punëve të brendshme, inventari është i plotë. Madje edhe paratë e harxhuara nga burime të jashtme apo të brendshme nga donatorë apo buxheti i shtetit për të angazhuar burime njerëzore në shkruarjen e këtyre strategjive janë goxha. Por, po të shikosh veprimtarinë e përditshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme, apo të strukturave që nuk janë drejtpërdrejtë të Policisë së Shtetit, atëherë kupton se këto strategji dhe këto politika janë letra”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, “administratat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Jashtme janë dy administrata që jetojnë në një kohë orare tjetër”.

“Këtu natyrisht nuk është çështje e punonjësve, është çështje e vizionit, orientimit, e asaj që kërkohet nga administrata. Faktikisht ndryshimi rrënjësor i administratës, i cili nuk fillon nga ndryshimi i njerëzve, por fillon nga ndryshimi i qasjes në drejtim që kërkon të shihen ndryshe punët e brendshme, është një domosdoshmëri”, tha Rama.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…