Balluku: Detyrën e shoh si mision për të vënë qoftë një gur në themelet e një shteti që lulëzoi nga gërmadhat e tranzicionit

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u betua sot në Presidencë në mandatin e dytë radhazi në dy detyrat në kabinetin qeverisës.


Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u betua sot në Presidencë në mandatin e dytë radhazi në dy detyrat në kabinetin qeverisës.

Balluku, tashmë me 21 vjet angazhim në skuadrën e Kryeministrit Edi Rama, shprehu në një postim në rrjetet sociale angazhimin për të kontribuar në rrugëtimin sfidues të Shqipërisë drejt Europës.

“Jo rrallë kthehem pas për të kujtuar gjithçka është bërë, jo rrallë mendoj se sa shumë sprova e sfida kemi kaluar në këto dekada, jo rrallë më kujtohen ngjarjet që ndryshuan thelbësisht qasjen e Partisë Socialiste dhe vizionin politik për vendin, por ajo çka ka mbetur e pandryshuar, është forca lëvizëse, pasioni dhe vizioni i Edi Ramës, për të ndryshuar këtë vend në çdo nivel, e për të rendur më shpejt drejt Europës dhe së ardhmes”, shkruan Balluku.

Balluku iu shpreh thellësisht mirënjohëse Kryeministrit Rama për besimin dhe mundësinë që i dha për të vazhduar detyrën e saj si pjesë e ekipit qeverisës.

“Nuk e kam parë kurrë ftohtë si një punë detyrën time, por si mision për të vënë qoftë një gur në themelet e një shteti që lulëzoi nga gërmadhat e tranzicionit dhe mori formën e talentit dhe dëshirës së Edi Ramës për të na bërë krenar për vendin e shqipeve”, theksoi zv.kryeministrja.

Balluku gjithashtu i uroi suksese të gjithë kolegëve të saj të cilët u betuan sot në Presidencë si pjesë e ekipit qeverisës me shpresën siç u shpreh ajo që secili prej tyre të kontribuojë me më të mirën e tij në këtë rrugëtim sfidues drejt Europës.

Një ditë pas miratimit në Kuvend të programit të ri qeverisës për katër vitet e ardhshme dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat e rinj u betuan sot në Presidencë.

Belinda Balluku ka mbajtur detyrën e zëvendëskryeministres në qeverinë e Kryeministrit Rama që prej korrikut të vitit 2022 dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, që prej janarit të vitit 2019.

Më herët, nga shtatori i vitit 2013 deri në vitin 2019, Balluku ka shërbyer në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm në ALBCONTROL, sh.a., Agjencia Kombëtare e Lundrimit Ajror të Republikës së Shqipërisë.

Balluku është diplomuar në Programin Ekzekutiv “Zhvillim Ekonomik” nga Harvard Kennedy School, si dhe me titull nderi nga IATA (International Air Transport Association) për menaxhimin e shërbimeve të lundrimit ajror (Air Navigation Services Management).

Burimi ATSH

Malaj: Brenda prillit çmimet e reja të referencës së pronave në pjesën tjetër të territorit

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se brenda muajit prill pritet të finalizohet procesi.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malaj: Brenda prillit çmimet e reja të referencës së pronave në pjesën tjetër të territorit

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se brenda muajit prill pritet të finalizohet procesi.