Rama: Diella mbështetet nga akseleratori AI4, liri të plotë operimi brenda administratës

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria është i vetëm vend në rajon që përdor me shumë sukses inteligjencën artificiale për të përshpejtuar përafrimin e legjislacionin me BE-në.


Në prezantimin e programit të qeverisjes së re në parlament, kryeministri Edi Rama tha se futja e Inteligjencës Artificiale do të jetë prioritet i pandarë i të gjitha ministrive dhe agjencive të vendit.

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria është i vetëm vend në rajon që përdor me shumë sukses inteligjencën artificiale për të përshpejtuar përafrimin e legjislacionin me BE-në.

Gjithashtu kreu i qeverisë bëri edhe një prezantim të detyrave dhe roleve që do të ketë ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella.

Rama tha se Diella do të mbështetet në një akselerator AI4, i cili do ketë liri të plotë të operojë brenda administratës.

“Futja e Inteligjencës Artificiale në shërbim të mirëqeverisjes, antikorrupsionit dhe progresit të përshpejtuar social-ekonomik do të jetë një prioritet i pandarë i të gjitha ministrive dhe agjencive të vendit, ndërkohë Diella, ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, do të ushtrojë një ndikim vendimtar për përshpejtimin e këtij procesi.

“Ajo do të mbështetet në një akselerator AI4 (Albanian Inovation Four) i cili do të ketë lirinë e plotë të operojë me një rol të ri brenda administratës, plotfuqi në veprim, shembje të pengesave burokratike, adoptim me detyrim përcaktim të Inteligjencës Artificiale në çdo hap dhe në çdo fushë”, tha Rama.

Rama tha se “akseleratori AI4 do të bashkojë talentet më të mira shqiptare brenda vendit, duke tërhequr njëkohësisht shqiptarë në diasporë, por edhe të huaj, që kanë dëshirë të hyjnë në konstelacionin e Diellës. Do të përqendrojë një masë kritike talentesh tek problemet më të vështira të Shqipërisë, sfida që zakonisht nuk i frymëzojnë start up-et, por që janë kyç për përparimin kombëtar”.

Rama tha se Diella “do të krijojë kompani që mund të krijojnë vlerë të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shtetin si aksioner dhe të motivojë më shumë shqiptarë që të nisin sipërmarrjen e tyre duke krijuar një cikël autogjenerues inovacioni”.

“Diella, me akseleratorin e saj AI4 do ta pozicionojë bukur Shqipërinë si një vend me ambicie të madhe në fushën e qeverisjes përmes digjitalizimit dhe Inteligjencën Artificiale, si dhe do të kombinojnë peshën e shtetit me zhdërvjellësinë e start up-eve duke bashkuar në korsinë e përparimit, shërbimin publik me sipërmarrjen inovative, dhe duke i kthyer institucionet në platforma zhvillimore të Inteligjencës Artificiale”, tha Rama.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…