Rutte: Shqipëria ka mbështetjen e NATO-s

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte


Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi u mbajt në selinë e aleancës së Atlantikut të Veriut në Bruksel.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte vlerësoi rolin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

“Është një nder i vërtetë të kem mikun tim të ngushtë Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë që na viziton”, nisi fjalën e tij Rutte.

“Shqipëria është një aleate e palëkundur dhe do të mbërrijë 2% e shpenzimeve ushtarake, që është një angazhimi madh. Shqipëria po zhvillon bazën e saj industriale përfshi edhe përmes ndërmarrjeve të veta shtetërore, çka është e rëndësisshme, sepse na duhet një bazë më e fortë industriale në gjithë NATO-n”, shtoi ai.

Kreu i NATO-s nënvizoi se Shqipëria ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetje të Ukrainës.

“Ju po ndihmoni shumë me Ukrainën. Përshembull përmes komandës në”Wiesbaden’, ku kemi një mision shqiptarë, po kështu përmes trajnimit gjuhësor për partnerët në dyluftime, teknikët…etj. Po bëni shumë për Ukrainën. Ju po merrni pjesë në forcat Altantike të Veriut në Letoni, Bullgari, Kosovë, përmes KFOR. Vërtetë po bëni shumë më tepër përtej madhësisë suaj. Shqipëria nuk është aleati më i madh i ynë, por Shqipëria po bën shumë. Dua t’ju falenderoj që jeni aleat kaq i patundur”, theksoi Rutte.

Rutte shtoi se Shqipëria do të ketë gjithmonë mbështetjen e NATO-s. “NATO mund të mbështetet tek Shqipëria dhe gjithmonë Shqipëria mund të mbështetet tek NATO”, përfundoi Rutte.

Rama ndodhet në Bruksel edhe në kuadër të Konferencës së gjashtë Ndërqeveritare, Shqipëri-BE, ku dje u hapën edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ky është takimi i tretë për këtë vit i kryeministrit Rama me kreun e NATO-s, Mark Rutte. Rama takoi në 24 qershor kreun e NATO-s në Bruskel, në samitin e nivelit të lartë të NATO-s. Në atë takim, Rama informoi se temë e bisedimeve, ndër të tjera, ishte edhe investimi madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak.

Rama bëri të ditur se në takim u diskutua edhe mbi përgatitjet e Samitit të NATO-s në 2027 në Tiranë.

Kryeministri Rama është takuar këtë vit me Rutten edhe në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian të zhvilluar më 16 maj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Procesi të sjellë drejtësi historike, jo padrejtësi

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Procesi të sjellë drejtësi historike, jo padrejtësi

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në…