Elbasani dhe Vlora drejt riorganizimit të linjave të transportit publik

Transporti publik për qytetarët e Elbasanit dhe Vlorës do të përmirësohet ndjeshëm falë një projekti që do të zbatohet me mbështetjen e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).


Transporti publik për qytetarët e Elbasanit dhe Vlorës do të përmirësohet ndjeshëm falë një projekti që do të zbatohet me mbështetjen e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Falë teknologjive të reja, si ndjekja e autobusëve në kohë reale dhe krijimi i orareve digjitale që mund të shikohen lehtësisht në telefon, qytetarët do të dinë saktësisht kur vjen autobusi dhe do të mund të planifikojnë më mirë udhëtimet e tyre.

Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) nënshkroi së fundmi një marrëveshje me bashkinë e Elbasanit për të përmirësuar shërbimin e rrjetit të autobusëve, ku ndër të tjera parashikohet edhe riorganizimi i tyre, duke siguruar mbulim më të mirë, efikasitet dhe aksesueshmëri për të gjithë përdoruesit.

Po ashtu ekspertë të GIZ zhvilluan takime edhe në bashkinë e Vlorës.

Projekti mundëson përdorimin e teknologjive që lejojnë ndjekjen e autobusëve në kohë reale dhe krijimin e orareve digjitale që qytetarët mund t’i shikojnë në telefon.

“Zbatimi i projektit hedh bazat për përmirësimin e shërbimit, duke krijuar një përvojë më të mirë për pasagjerët e autobusëve dhe duke kontribuar për qytete më të jetueshme”, bën të ditur GIZ.

Burimi ATSH

Begaj uron Fitër Bajramin: Të udhëhiqemi nga përkushtimi, vetëpërmbajtja dhe sakrifica

Presidenti Bajram Begaj festoi sot Fitër Bajramin mes besimtarëve myslimanë në Golem, nga ku përcolli urimet për të gjithë shqiptarët.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj uron Fitër Bajramin: Të udhëhiqemi nga përkushtimi, vetëpërmbajtja dhe sakrifica

Presidenti Bajram Begaj festoi sot Fitër Bajramin mes besimtarëve myslimanë në Golem, nga ku përcolli urimet për të gjithë shqiptarët.