Muaji Ndërkombëtar i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Fëmijëve, Peleshi: Nuk janë vetëm në këtë betejë

Në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Fëmijëve, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i shoqëruar nga nënkryetarja Klodiana Spahiu, priti në një takim drejtuesit e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT).


Në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Fëmijëve, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i shoqëruar nga nënkryetarja Klodiana Spahiu, priti në një takim drejtuesit e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT).

Në takim morën pjesë drejtori i QSUNT-së, Florenc Spaho, shefja e Pediatrisë, Donjeta Bali, zëvendësdrejtoresha, Dhurata Hysaj, si dhe mjekë, infermierë e prindër të fëmijëve që përballen me këtë sëmundje të vështirë.

Gjatë fjalës së tij, Peleshi theksoi se fëmijët dhe familjet e tyre nuk janë vetëm në këtë betejë, duke nënvizuar se politika ka detyrimin të adresojë nevojat e fëmijëve që vuajnë ose kanë mbijetuar nga kanceri pediatrik.

Në shenjë solidariteti, ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë u ndriçua në ngjyrë të artë për 24 orë, duke iu bashkuar fushatës botërore të ndërgjegjësimit. “Fjongoja e Artë”, simboli universal i kësaj nisme, shërben si thirrje për veprim global, për thyerjen e barrierave në kujdesin shëndetësor dhe për të dhënë më shumë mbështetje për pacientët e vegjël dhe familjet e tyre.

Gjatë takimit, u trajtuan problematikat dhe sfidat e shërbimit onkologjik pediatrik, ecuria e tij dhe lehtësitë që mund të ofrohen për përmirësimin e trajtimit.

Në përfundim, stafi i QSUT-së, në bashkëpunim me shërbimet e Kuvendit, shpërndau për deputetët spilat me “Fjongot e Arta” dhe broshura informuese.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Malaj me misionin e FMN-së diskutime mbi ndryshimet e pritshme në kuadrin tatimor

Ministria e Financave ka nisur takimet me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Artikullit IV.

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Malaj me misionin e FMN-së diskutime mbi ndryshimet e pritshme në kuadrin tatimor

Ministria e Financave ka nisur takimet me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Artikullit IV.