Paketa e Maleve, miratohen zonat prioritare në 9 bashki

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, bëri të ditur sot se qeveria ka miratuar zonat prioritare në shtatë bashki në kuadër të Paketës së Maleve.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, bëri të ditur sot se qeveria ka miratuar zonat prioritare në shtatë bashki në kuadër të Paketës së Maleve.

Gjatë një konference për mediet, Demo theksoi se zonat prioritare janë miratuar në “bashkitë Mirditë, Kavajë, Durrës, Vlorë, Berat, Dimal dhe në Librazhd”, të cilat sipas ministrit “janë gati të vijohet me procedurat për sa i përket trajtimit të kërkesave që banorët kanë, për sa i përket përfitimeve që vijnë nga Paketa e Maleve”.

Demo tha se “bashkitë të cilat tashmë i kanë të miratuara zonat prioritare, janë në fazën e publikimit të të gjitha kërkesave, të cilat kanë kaluar filtrat e kontrollit nga vetë bashkitë”.

Sipas tij janë duke u ezauruar afatet 45-ditore dhe pas ezaurimit të afateve, “do të kemi miratimin nga këshillat bashkiakë, nga vetë bashkitë, sa i përket aplikimeve të suksesshme”.

“Paketa e Maleve po ecën me një shpejtësi të konsiderueshme duke marrë në konsideratë që tashmë mbi gjysmën e bashkive e kemi kaluar nëpërmjet zonave prioritare dhe do të vijojmë dhe në javët në vijim të miratojmë zonat prioritare për bashkitë të cilat kanë mbetur akoma dhe janë duke u trajtuar për zonat prioritare”, tha Demo.

I pyetur në lidhje me Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, Demo tha se e rëndësishme është të krijojmë qasjen e duhur në mënyrë që të kemi bashki më të forta nesër.

Ai u shpreh besimplotë që komisioni do të bëjë punën e tij dhe shtoi se “mazhoranca ka papërgjegjësinë për të ofruar zgjidhje dhe për të çuar para reformën”.

“Ne jemi po ashtu shumë të hapur që kjo të jetë një reformë e cila përfshin brenda vetes të gjitha palët dhe komisioni i posaçëm realizon këtë gjë”, tha ai.

Burimi ATSH

Pirdeni: Direktiva e BE-së kundër korrupsionit, udhërrëfyes për forcimin e reformave

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, vlerësoi sot rëndësinë e Direktivës së Bashkimit Evropian kundër korrupsionit…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pirdeni: Direktiva e BE-së kundër korrupsionit, udhërrëfyes për forcimin e reformave

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, vlerësoi sot rëndësinë e Direktivës së Bashkimit Evropian kundër korrupsionit…