Mbyllet “Bylis Polifonia”, grupi “Zëri i Bilbilit” vlerësohet me çmimin e parë

Në parkun Antik të Bylisit, për dy netë me radhë u mbajt edicioni i 12-të i festivalit “Bylis Polifonia 2025”, një spektakël i rrallë i trashëgimisë shpirtërore shqiptare.


Në parkun Antik të Bylisit, për dy netë me radhë u mbajt edicioni i 12-të i festivalit “Bylis Polifonia 2025”, një spektakël i rrallë i trashëgimisë shpirtërore shqiptare.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ky edicion përkon me 20-vjetorin e pranimit të polifonisë shqiptare në UNESCO, duke nënvizuar se festivali synon të mbajë gjallë këtë pasuri të çmuar të trashëgimisë së paprekshme, pjesë thelbësore e identitetit kombëtar.

Gjatë dy netëve festive, 21 grupe polifonike nga trevat e jugut të Shqipërisë sollën tinguj të veçantë për publikun, duke dëshmuar vazhdimësinë dhe gjallërinë e një tradite që i ka rezistuar kohës.

Pas interpretimeve në mjedisin antik të Bylisit, juria veçoi në morinë e çmimeve ansamble dhe individë.

Çmimi i parë shkoi për grupin “Zëri i Bilbilit” nga Saranda.

“E ardhmja e Polifonisë” ishte vlerësimi për të rinjtë e talentuar të Grupit të Libohovës dhe atij të Kuçovës.

Shoqata Polifonia Shqiptare vijoi edhe me nderimin për figurat e Ramadan Sokolit dhe Lefter Çipës.

Polifonia shqiptare, e shpallur në vitin 2005 nga UNESCO si “Kryevepër e trashëgimisë gojore dhe jomateriale të njerëzimit”, përfaqëson një nga format më unike të muzikës tradicionale ballkanike.

Ajo dallon për ndërthurjen e zërave në disa linja melodike, ku rolet e këngëtarëve ndahen mes “marrësit”, “kthyesit” dhe “iso-s”, duke krijuar një harmoni të veçantë dhe të fuqishme emocionale.

Kjo traditë muzikore ka lindur dhe është zhvilluar në jug të vendit, veçanërisht në trevat e labërisë, myzeqesë, toskërisë dhe çamërisë, duke u përcjellë brez pas brezi si një formë e gjallë e kujtesës historike, ritualeve shoqërore dhe shpirtërore të komuniteteve lokale.

Festivali “Bylis Polifonia” është kthyer tashmë në një platformë të rëndësishme promovuese për këtë trashëgimi, ku grupe artistësh, studiuesish dhe dashamirës të kulturës bashkohen jo vetëm për të shijuar performancat, por edhe për të reflektuar mbi ruajtjen dhe përcjelljen e saj tek gjeneratat e reja.

Burimi ATSH

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për president

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.

Global 360

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për president

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për president

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.