Balla: Objektivi historik i mandatit të katërt, Shqipëria 2030 anëtare në BE

Pas përfundimit të seancës së parë të Parlamentit të legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla falënderoi qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen historike që i kanë dhënë Partisë Socialiste.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla deklaroi se objektivi i këtij mandati historik është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030.

“Faleminderit shqiptarëve në Shqipëri dhe Diasporë për nderin e madh të jemi shumica parlamentare më e madhe se asnjëherë më parë për realizimin e objektivit historik Shqipëria 2030 anëtare e Bashkimit Evropian”, shkruan Balla.

Gjatë fushatës elektorale, Balla ka mbajtur detyrën e Drejtuesit Politik të PS për Diasporën, gjatë ushtrimit të së cilës ka theksuar se roli i shqiptarëve jashtë vendit është jetik për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Socialistët hynë në këtë legjislaturë me një shumicë historike në Kuvend me 83 mandate, duke vendosur si prioritet kryesor procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Dita e Verës, amvisat e Elbasanit ruajnë traditën e përgatitjes së ballakumeve

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video me mënyrën e përgatitjes së ballakumes nga zonjat elbasanase.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Dita e Verës, amvisat e Elbasanit ruajnë traditën e përgatitjes së ballakumeve

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video me mënyrën e përgatitjes së ballakumes nga zonjat elbasanase.