Trajneri Silvinjo dhe kapiteni Gjimshiti: Luajmë vetëm për tri pikët me Letoninë

Kombëtarja kuqezi do të luajë nesër në “Air Albania”, në orën 20:45 ndaj Letonisë ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.


Kombëtarja kuqezi do të luajë nesër në “Air Albania”, në orën 20:45 ndaj Letonisë ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Në prag të kësaj sfide, trajneri Silvinjo dhe kapiteni Berat Gjimshiti dolën në konferencën zyrtare për media, të zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Air Albania”.

Trajneri Silvinjo theksoi se ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme dhe skuadra do të hyjë në fushë për të fituar.

Duke vlerësuar kundërshtarin, ai tha se ndeshja e nesërme do të jetë ndeshje e ndryshme nga miqësorja me Gjibraltarin. “Letonia është ekip fizik, i organizuar, që lufton gjithmonë për topin, qëndrojnë në lojë, luftojnë. Janë të mirë sa u takon goditjeve standarde dhe kanë pasur aksione të tilla dhe kanë pasur rezultat”, tha Silvinjo.

Trajneri u shpreh se ende nuk e ka vendosur formacionin, por njoftoi se do të ketë ndryshime si në mbrojtje, edhe në sulm. Pas seancës së fundit stërvitore do të vendoset edhe formacioni.

Silvinjo e vlerësoi “shumë të rëndësishme” përballjen me Letoninë.

“Është një ndeshje kyçe me Letoninë, shumë e rëndësishme, duhet të përgatitemi të bëjmë një paraqitje të mirë, të luajmë 90 minuta dhe të tentojmë ta fitojmë në këtë ndeshje”, tha ai.

Edhe kapiteni kuqezi Berat Gjimshiti tha se skuadra është përgatitur për të dhënë maksimumin nesër dhe për të marrë tri pikët në këtë ndeshje.

“Ekipi është përgatitur mirë. Kemi pasur edhe kohë për të përgatitur këtë ndeshje. Nuk do të jetë e thjeshtë, por jemi pozitivë për ndeshjen nesër. Ndjejmë presion, sepse nëse në çdo ndeshje ke presion, përqendrimi është më i lartë. Të marrim tre pikët nesër, që janë të nevojshme për të vazhduar rrugëtimin për t’u kualifikuar”, tha ai në konferencën e sotme për shtyp.

Kapiteni Gjimshiti kishte edhe një mesazh për tifozët kuqezi. “Do japim 100% për të realizuar këtë ëndërr, siç e kemi kaluar për dy Europianët. Kualifikimi në Botëror do të ishte historik për të gjithë shqiptarët. Jemi gati për nesër, do japim gjithçka për tri pikët, do japim maksimumin”, tha ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Diaspora, forcë zhvillimi dhe partner i drejtpërdrejtë për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në javën që nis nesër, në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Diasporës, edicioni…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Diaspora, forcë zhvillimi dhe partner i drejtpërdrejtë për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në javën që nis nesër, në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Diasporës, edicioni…