Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, Çano takim me përfaqësues të BB

Në kuadër të misionit teknik të Bankës Botërore për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor (TTFP 2.0)”, në ambientet e Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës u zhvillua një takim pune.

Qëllimi i takimit ishte të vlerësohej progresi i fazës së parë të projektit dhe të planifikoheshin hapat për fazën e dytë.

Massimiliano Paolucci, shefi i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë, vlerësoi ecurinë pozitive të TTFP 2.0. Ai theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, që projekti të ecë me sukses dhe të shmangen vështirësitë e fazës së parë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, Eridana Çano, falënderoi Bankën Botërore për bashkëpunimin deri tani dhe nënvizoi rëndësinë e ndërhyrjes në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.

Ajo përmendi edhe përgjigjen dërguar Komisionit Evropian në kuadër të nismës “Green Lanes”, që lidhet me Programin për Transport të Sigurt dhe të Qëndrueshëm (SSTP), financuar nga Kuadri i Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) dhe menaxhuar nga Banka Botërore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Peleshi takon Presidenten e Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në kuadër të diplomacisë parlamentare po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani, ku u prit…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia