Rama: Ishulli i Sazanit pasuri e popullit shqiptar, qeveria partnere me kompaninë që do të investojë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, qeveria shqiptare do të jetë partnere me kompaninë apo me grupin që do të investojë në ishullin e Sazanit.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, qeveria shqiptare do të jetë partnere me kompaninë apo me grupin që do të investojë në ishullin e Sazanit.

Në një intervistë televizive, i pyetur për ishullin e Sazanit, Rama u shpreh se, “ishulli i Sazanit është pasuri e shtetit dhe e popullit shqiptar, as nuk është shitur dhe as nuk do të shitet ndonjëherë”.

“Ishulli i Sazanit është një pasuri e shtetit dhe popullit shqiptar, ku ne do të jemi partnerë, qeveria shqiptare do të jetë partnere me kompaninë apo me grupin që do të investojë dhe negociatat e partneritetit nuk kanë mbaruar ende”, deklaroi ai.

“Kjo shitja e Sazanit është si puna e ndarjes së Kosovës. Pra, hedh një budalla një gur në lumë, pastaj 100 të mençur nuk e nxjerrin dot”, tha Rama.

I pyetur se pse iu dha drita jeshile për Sazanin Jared Kushnerit pasi Donald Trump u zgjodh president, Rama u shpreh se kjo s’është e vërtetë.

“Nuk ishte procesi i plotë. Ata kanë bërë një punë dhe është për të ardhur keq mënyra se si është interpretuar nga mediet ndërkombëtare ky proces që në fillim. Është paraqitur si një histori politike, ndërkohë që kur unë kam takuar Jaredin dhe kur ne kemi filluar të punojmë për këtë gjë, Donald Trumpi nuk dihej a do shkonte në Shtëpinë e Bardhë, apo do shkonte në burg. Pra, nuk ka lidhje fare me politikën kjo. Për mua ata kanë qenë investitorë amerikanë dhe janë investitorë amerikanë, siç janë të gjithë amerikanët”, tha Rama.

I pyetur nëse do e jepte projektin nëse fituese në zgjedhjet në SHBA do të dilte Kamala Harris, Rama u përgjigj se, “unë e kam bërë këtë bisedë me palën tjetër kur jam pyetur”.

“Këtu nuk mundet të ketë asnjë lloj diskutimi që Shqipëria nuk është një vend ku mund të transferohen çfarëdo lloj konfliktesh apo problemesh që mund të jenë midis palësh në Amerikë, pasi këtu çdo amerikan që vjen është mik dhe çdokush që do të investojë është i mirëpritur. Për më tepër raporti im me të ka qenë një raport shumë miqësor. Nuk ka pasur asnjëherë diskutim për këtë. Edhe kërkesa e tij dhe e grupit të tij dhe kërkesa jonë ka qenë simetrike. Çdo gjë duke respektuar ligjin dhe procedurat”, tha ai.

Kryeministri u shpreh se për disa muaj do të jetë gati projekti i plotë që do t’i paraqitet publikut.

Sipas Ramës, po bëhet një punë e madhe për ta kthyer Sazanin në një destinacion ëndrre.

“Procedurat nuk do të marrin gjatë sepse shumë hapa janë bërë. Besoj për disa muaj ne do kemi masterplanin e plotë, projektin e plotë që do t’i paraqitet publikut. Ajo që është më e rëndësishmja është që mënyra si po punohet do të vendosë një standard të ri për zhvillimet në infrastrukturën e mikpritjes, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Mesdhe. Po bëhet një punë e jashtëzakonshme me arkitektë, me inxhinierë të mjedisit, me arkitektë të peizazhit. Po bëhet diçka për të bërë një destinacion ëndrre”, tha Rama.

I pyetur nëse marrëveshja për Sazanin do të kalojë në Kuvend, Rama u përgjigj se kjo nuk ka diskutim.

Ai shtoi se si Sazani dhe Zvërneci janë ende në projektim, duke theksuar se marrëveshja për ishullin e Sazanit nuk është përfunduar ende.

“Marrëveshja nuk është kryer akoma. Nuk e kemi akoma një marrëveshje të përfunduar për Sazanin. Zvërneci është histori private”, tha Rama.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Detyra ime t’u tregoja drejtorëve të bashkive se nuk po bënin punën

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk ka shkarkuar asnjë drejtor në pushtetin lokal, por u ka kërkuar dorëheqjen që…

Global 360

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: Zgjerimi i BE-së, investim strategjik për paqen dhe të ardhmen e kontinentit

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, deklaroi sot se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një nga sfidat më domethënëse dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Rama: Detyra ime t’u tregoja drejtorëve të bashkive se nuk po bënin punën

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk ka shkarkuar asnjë drejtor në pushtetin lokal, por u ka kërkuar dorëheqjen që…