
Mbahet në Moskë aktiviteti i CMG-së “Jehona e Paqes”
CMG – Grupi Mediatik i Kinës në bashkëpunim me Ambasadën e Kinës në Rusi organizuan më 18 gusht në Moskë aktivitetin e përbashkët të shkëmbimeve kulturore “Jehona e Paqes”

CMG – Grupi Mediatik i Kinës në bashkëpunim me Ambasadën e Kinës në Rusi organizuan më 18 gusht në Moskë aktivitetin e përbashkët të shkëmbimeve kulturore “Jehona e Paqes”.
Drejtori i CMG-së Shen Haixiong mbajti një videofjalim në aktivitet. Në event morën pjesë edhe Zhang Wei, Këshilltar Ministror i Ambasadës Kineze në Rusi, Andrej Denisov, zv/Kryetar i Parë i Komitetit të Çështjeve Ndërkombëtare të Këshillit të Federatës Ruse, Ivan Arkhipov, zv/Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Ruso-Kineze dhe Natalya Khlyukina, Kryetare e Shoqatës së Pasardhësve të Veteranëve që Luftuan në Kinë (1937-1940), vajza e gjeneral-kolonel TT Khryukin dy herë “Hero i Bashkimit Sovjetik” .
Gjithashtu ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Shoqata e Miqësisë Ruso-Kineze, Komisioni i Veteranëve të Rusisë, Akademia Ushtarake e Rusisë, Garda e Re e Rusisë.
Në videofjalimin e tij, Shen u shpreh se ky vjet shënon 80-vjetorin e fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Botërore Antifashiste. 80 vjet më parë, kinezët luftuan beteja të përgjakshme, mbështetën njëri-tjetrin dhe mposhtën fashizmin krah për krah. Pilotët e Bashkimit Sovjetik, mjeku kanadez Norman Bethune, mjeku indian Dwarkanath S. Kotnis, Rabe nga Gjermania dhe Bernhard. Arp.Sindberg nga Danimarka do të kujtohen përgjithmonë nga kinezët për veprat e tyre prekëse dhe karakterin e lartë.
Foto nga CMG
Historia është libri më i mirë, shtoi Shen, duke thënë se në botën e sotme kaotike, duhet të marrim mençuri dhe forcë nga kjo histori madhështore, si edhe të punojmë për të adresuar sfidat e përbashkëta. CMG është gati të thellojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, të integrojë dhe të shpërndajë “ideologji+art+teknologji”, të ndërtojë një platformë mediatike për raportimin e lajmeve, shkëmbimin e informacioneve dhe burimeve, të përcjellë zërin e Kinës për drejtësi kundër hegjemonisë, të përballojë sfidat me bashkim dhe të kërkojë zhvillim të përbashkët përmes bashkëpunimit.
Andrey Denisov u shpreh se ky vit shënon 80-vjetorin e fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez, Luftës së Madhe Patriotike të Bashkimit Sovjetik dhe Luftës Botërore Antifashiste. Të dy popujt kanë zhvilluar beteja të mundimshme krah për krah, kanë bërë sakrifica të mëdha dhe kontribute vendimtare në fitoren e luftës antifashiste botërore. Kanë dhënë kontribute të mëdha historike në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe rindërtimin e paqes botërore.
Foto nga CMG
Populli rus gjithmonë përkujton kontributet e popullit kinez në fushën kryesore të betejës në Lindje gjatë luftës antifashiste botërore, si edhe kontributet e ekspertëve dhe pilotëve ushtarakë sovjetikë që luftuan krah për krah me miqtë kinezë. Është shumë e rëndësishme që sot të ruajmë kujtesën e vërtetë dhe të rijetojmë momentet historike që lidhën dy vendet dhe popujt e tyre.
Në aktivitet u transmetua edhe dokumentari i bashkëprodhuar nga CMG dhe Kompania e Radiotelevizionit All-Russia “Fitorja e Madhe – Lufta e Kinës në kamerat e Bashkimit Sovjetik”. Ndërkohë u shfaq edhe versioni ndërkombëtar i dokumentarit tematik i CMG-së “Kënga e Murit të Madh”.
Burimi CGTN